Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur

Një anije tregtare është mbytur në brigjet e Durrësit, pasi është përplasur në orët e para të së enjtes me një traget të linjës Durrës-Bari.

Dy persona mbijetuan, ndersa vijojne kerkimet per gjetjen e 8 personave te zhdukur. Fillimisht u fol per gjetjen e nje personi te pajete, por autoritetet portuale e mohuan kete njoftim.Anija “Reina 1” u mbyt pasi u përplas me tragetin e linjës Durrës-Bari, “Ankara”.

Anija, e cila u mbyt 20 milje larg brigjeve shqiptare, mbante flamur maltez dhe kishte pronar një shtetas turk. Sipas të dhënave paraprake, në anijen e mbytur “Reina 1” ndodheshin 10 persona.

Te mbijetuar jane Ahmet Soyturk dhe oficeri i dytë i saj Ahmet Bal, 51 dhe 38 vjeç. Mjetet e rojes bregdetare transportuan trupin e viktimes dhe dy të mbijetuarit në qytetin e Durrësit. 

Ndërkohë, forcat e armatosura dhe policia kufitare vazhduan per ore te tera kerkimet per te humburit, te cilat i nderprene pak pas mesdites. Ndërsa autoritetet lokale kanë ngritur shtabin e emergjencës, i kryesuar nga prefekti i qarkut Genci Alizoti. 

Nderkohe Top Channel ben me dije se ne prokurorine e Durresit kane nisur verifikimet proceduriale per aksidentin detar dhe jane derguar ne spital dy prokurore, te cilet do te marrin ne pyetje dy te mbijetuarit e kesaj ngjarjeje te rende.

Mësohet se nuk ka asnjë rrezik për 196 udhëtarët e tragetit “Ankara”. Përplasja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor të drejtuesve të tragetit. 

Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur

Dy të mbijetuarit nga mbytja e anijes 3400 toneshe me flamur maltez “Reina 1” ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit, por gjendja e tyre psikologjike është e rënduar.

Të vetmit e mbijetuar nga kjo tragjedi janë kapiteni i anijes Ahmet Soyturk dhe oficeri i dytë i saj Ahmet Bal. Kapiteni 38-vjecar ende i tronditur flet për goditjen fatale që solli mbytjen brenda 2 minutash të anijes dhe përpjekjet për të veshur jelekët e shpëtimit, ndërsa pjesa më e madhe e ekuipazhit ishte në gjumë.

Biseda me kapitenin ndërpritet nga një telefonatë e gjatë me pronarin e anijes të cilit i raporton mbi tragjedinë dhe humbjen e shokëve të ekuipazhit.


Pasagjeri: Anija e vogël u mbyt shumë shpejt

Ndër të parët që dhanë alarmin për ngjarjen e rëndë në det te hapur ishin pasagjeret e tragetit te linjes Durres-Bari te cilet jane tronditur nga perplasja e forte e mjetit te tyre me anijen e mallrave qe u mbyt. 

Një prej pasagjerëve të këtij trageti që mesnaten e djeshme u nis ne drejtim te portit te Barit, thotë se përplasja ka ndodhur rreth orës 1 dhe anija u fundos brenda dy minutash.

"Nuk e dimë nëse trageti ynë ka pësuar dëme, por kemi parë anijen tjetër të vogël, e cila u fundos shumë shpejt. Ndihmat kanë ardhur rreth orës 3, ndërsa shpëtimi i dy personave është bërë me anë të një varke të vogël të zbritur nga trageti", tregon pasagjeri.

Ndërkohë mësohet se trageti me 196 pasagjerë në bord u nis nga porti i Durrësit për të lundruar drejt Barit.


Olldashi: Vijojnë kërkimet për të zhdukur

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi deklaron se përgjegjësinë për aksidentin detar do ta mbajnë shteti turk dhe ai maltez, pasi dy mjetet lundruese të përplasura janë të regjistruara në këto dy vende.

"Dy persona kanë mbijetuar, trupi i një personi u nxorr i pajetë, ndërsa vijojnë operacionet për kërkimin e të tjerëve, pasi 7 persona rezultojnë të zhdukur", tha Olldashi, në parlament.

Ministri theksoi se Shqipëria do të verë në dispozicion të gjitha mjetet për të gjetur shkakun e aksidentit tragjik, për të cilin paraprakisht dyshohet se ka ardhur për gabime njerëzore./tch/