Origjina e shirkut

Fakte të shumta nga burimet e fesë islame na tregojnë se njerëzimi, qysh në origjinën e tij, kishte një besim të vetëm e të pastër, teuhidin (besimi dhe adhurimi vetën i një Zoti) e shekuj më vonë gradualisht u paraqit shirku (idhujtaria, dedikimi i çdo pjese ose forme adhurimi a çdo gjë tjetër që është e drejtë absolute vetëm e Allahut, të tjerëve veç Tij).

Baza për këtë është thënia e Allahut të Madhëruar: "Njerëzimi ishte një popull, pastaj Allahu dërgoi të dërguar që sillnin lajme të mira dhe paralajmërime."  (Bekare, 213)

Ibën Abasi (radiallahu anhu) ka thënë:

"Në mes Nuhut dhe Ademit ishin dhjetë gjenerata. Të gjitha ato ishin pasues të fesë së pastër, pastaj ata e ndryshuan, prandaj Allahu dërgoi të dërguar si përcjellës të lajmeve të mira dhe si paralajmërues. "[2]

Ibën Uruah el Hanbeli (837 hixhri) ka thënë:

"Kjo thënie refuzon ata historian nga ehli kitab (njerëzit e librit - çifutët dhe kristianët) të cilët thonë që Kabili (Kaini) dhe djemtë e tij ishin adhurues zjarri. "[3]

Unë them se në të është, gjithashtu, një refuzim i disa filozofëve dhe ateistëve të cilët thonë që bazat natyrale të njeriut ishin shirku dhe që teuhidi-besimi në një Zot evuloi tek njeriu. Ajeti i mësipërm e hedh poshtë këtë teori, ashtu edhe dy hadithet autentike të Profetit (salallahu alejhis ue selam) që vijnë më poshtë:

Së pari: Profeti (salallahu alejhis ue selam) ka thënë që ai e ka transmetuar nga Zoti i tij:

"Unë i krijova të gjithë robërit e mi në fenë e vërtetë (në teuhidin- duke besuar në njëshmërinë e Allahut- të pastër nga shirku). Pastaj djatë shkuan tek ata dhe i larguan ata nga feja e tyre e vërtetë. Ata i bënë të palejueshme njerëzve atë që unë ia kisha bërë të lejueshmë për ata dhe u urdhëruan të shoqëronin në adhurim me Mua atë për të cilën Unë nuk e kam autorizuar askënd. "[4]

Së dyti: Profeti (salallahu alejhis ue selam) ka thënë: "Çdo fëmijë është i lindur në fitrah [5], por prindërit e tij e bëjnë atë një çifut, një kristian, ose një adhurues zjarri. Është si rasti i një kafshe që nxjerrë në jetë një trashëgimtarë natyral. A keni parë ndonjë të lindur të gjymtuar përpara se ju t'i gjymtoni ata?"

Ebu Hurejre ka thënë: "Reçitoni nëse doni: "Fitrah e Allahut me të cilën Ai krijoi njerëzimin. Nuk ka ndryshim në krijimin (fenë) e Allahut." (Rum, 30: 30) [6]

Pas këtij shpjegimi të qartë është shumë e rëndësishme për muslimanët të dijnë se si shirku u përhap midis besimtarëve, pasi ata ishin muuahidin (njerëz të teuhidit-besonin në njëshmërinë e Allahut).

Përsa i përket thënies së Allahut të Lartësuar rreth njerëzve të Nuhut: "Dhe u thanë: ‘Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Uedanë, as Suua-në, e Jeguthin, Jeukën e Nesren.” (Nuh, 23)

Është transmetuar nga një grup selefësh (paraadhësit tanë të drejtë) në transmetime të shumta që këto pesë të adhuruar ishin adhurues të drejtë (besimtarë të drejtë). Megjithatë, kur ata vdiqën, shejtani i pëshpëriti njerëzve të tyre t'i zbukurojnë dhe të ulen në varrezat e tyre. Atëherë, shejtani i pëshpëriti atyre që erdhën pas tyre që ata duhet t'i marrin ata si idhuj, duke ia zbukuruar atyre idenë që ju do t'i kujtoni ata dhe si rrjedhojë do t'i ndiqni ata në sjelljet e tyre të mira. Atëherë, shejtani i sygjeroi gjeneratës së tretë që ata duhet t'i adhurojnë këta idhuj krahas Allahut të Lartmadhëruar dhe ai i pëshpëriti atyre që kjo është ajo çfarë stërgjyshërit e tyre bënin. Kështu, Allahu i dërgoi atyre Nuhun (alejhis selam) duke i urdhëruar të adhuronin vetëm Allahun. Megjithatë, asnjë nuk iu përgjigj thirrjes së tij, përveç disave. Allahu i Lartësuar e përmendi tërë këtë incident në Suren Nuh.

Ibën Abasi transmetoi: "Me të vërtetë, këta janë pesë emra burrash të drejtë nga njerëzit e Nuhut. Kur ata vdiqën shejtani i pëshpëriti njerëzve të tyre të bënin statuja të atyre dhe të vendosnin këto statuja në vendet e tyre të grumbullimit si përkujtues për ata, kështu vepruan edhe ata.

Megjithatë, asnjëri ndërmjet atyre nuk i adhuroi këto statuja, derisa kur ata vdiqën dhe qëllimi i statujave ishte harruar. Atëhere (gjenerata tjetër) filloi t'i adhurojë ata"[7]

Të njëjta me këto, gjithashtu, janë transmetuar nga Ibën Xherir et Tabari dhe të tjerë nga një numër i selefëve (radiallahu anhum) në “Durral Manthur” [6/269].

Abdullah ibën Humeid transmeton nga Ebu Mutahar, i cili ka thënë se Jezid ibën el Nuhalab ishte përmendur përpara Ebu Xhafar el Bekiri, i cili ka thënë: "Ai ishte vrarë në vendin ku të tjerë përveç Allahut ishin adhuruar së pari.” Atëherë ai përmendi Uadin dhe tha: "Uadi ishte një musliman i cili ishte i dashur nga njerëzit e tij, kur ai vdiq njerëzit filluan të grumbulloheshin rreth varrit të tij në vendin Babil, duke qarë dhe murmuritur. Kështu (Iblisi) i pa ata duke qarë dhe murmuritur mbi atë, ai mori shfaqen e një burri dhe iu shfaq atyre duke thënë: "Unë shoh se ju po qani dhe murmuritnin mbi atë. Kështu pse nuk i bëni një pikturë atij dhe vendoseni atë në vendet e grumbullimit që ju do ta kujtoni atë.” Pas kësaj ata thanë: "Po." dhe bënë një pikturë të atij dhe e vendosën në vendet e tyre që grumbulloheshin, të cilat do t'ia kujtonin atyre atë."

Kur Iblisi i pa ata që ishin duke e kujtuar atë në një mënyrë të vazhdueshme, ai i tha: "Pse nuk i bëni për çdo shtëpi nga një statujë të njëjtë ta mbani atë në shtëpinë tuaj, kështu që ju mund ta kujtoni (vazhdimisht) atë." Kështu ata të gjithë thanë: "Po". Atëhere çdo shtëpi bëri një pikturë të atij të cilin ata e adhuronin dhe e madhëronin dhe të cilët vazhdimisht ia kujtonin atyre atë. Ebu Xhafar ka thënë: "Ata nga gjenerata e mëvonshme e panë çfarë (gjenerata e mëparshme) bënte dhe arritën deri aty sa që e morën atë si një ilah (zot që adhurohej krahas Allahut). Ai pastaj tha: "Ky ishte idhulli i parë i adhuruar përvec Allahut dhe ata e thirrën këtë idhull Uad" [8]

Në këtë mënyrë urtësia e Allahut të Madhëruar u përmbush kur ai dërgoi Muhamedin (salallahu alejhis ue selam) si profetin e fundit dhe e bëri të ndaluar në të gjitha mënyrat dhe rrugët nga njerëzit të cilët mund të bien në shirk, i cili është gjynahu më i madh. Për këtë arsye ndërtimi i përmendoreve mbi varret dhe duke patur për qëllim udhëtimin drejt tyre, duke i marrë ata si vende festimesh dhe grumbullimesh dhe betimesh mbi varre janë të ndaluara kategorikisht.

Të gjitha këto udhëheqin në vazhdimësinë e të adhuruarit të të tjerëve përveç Allahut të Lartësuar.

Ky është rasti më i rëndësishëm në këtë kohë në të cilën dituria është duke u pakësuar, injoranca është duke u shtuar, gjinden shumë pak këshilltarë të sinqertë dhe shejtani është duke bashkëpunuar me njerëz dhe xhin për të çorientuar botën dhe t'i largojnë ata nga adhurimi i Allahut të vetëm.


Shejh Muhamed Nasirudin Albani

Klubikulturor.com


Revista Shembulli

01:19:19am