Rregulla të rëndësishme lidhur me shkaqet

1. Ai që i merr shkaqet duhet të mbështetet në Allahun e jo në shkaqe, sepse Allahu është ai që i ka krijuar ato dhe i ka bërë shkaqe.

2. Duhet ditur se shkaqet janë të lidhura me caktimin e Allahut.

3. Ekzistojnë dy mënyra për të vërtetuar se a e ka bërë Allahu ndonjë gjë shkak a jo:

Mënyra e parë: Nëpërmjet argumenteve sheriatike.

Shembull: Mjalti është shkak për shërim. Argument për këtë është fjala e Allahut:

(Në të ka ilaç e shërim për njerëzit.)[1]

Mënyra e dytë: Nëpërmjet provave dhe kaderit:

Shembull: Zjarri është shkak për djegie.

Por, duhet pasur parasysh se për të vërtetuar nëpërmjet provave se është shkak ndonjë gjë duhet patjetër që vërtetimi të jetë i qartë (i dukshëm), sepse në të kundërtën do të mund të pretendonin disa njerëz se mbajtja e hajmalive parandalon mësyshin.

 

Shkëputur nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com

 



[1]Sureja en-nahël, 69.


Revista Shembulli

02:17:59am