Fyen Aishen por kështu ndëshkohet

Aktivisti shiit Jasir el-Habib që fyente Aishen, nënën e besimtarëve (gruan e Pejgamberit, alejhi’s selam) shtrihet në Spital nga kanceri në gjuhë.

Sipas Hoxhës kuvajtian, Muhammed el-Kus, aktivisti shiit në arrati, Jasir el-Habib, i njohur për akuzat dhe shpifjet e lansuara së fundi në adresë të nënës së besimtarëve, Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, vuan nga kanceri i gjuhës dhe se për shërim është shtrirë në një spital në Londër.

Hoxha shton –siç përcjell gazeta kuvajtiane Vatan- sipas një videoje që tashme qarkullon në uebfaqe interneti, se të afërmë të tij kanë kontaktuar me zyrën e el-Habibit në Londër për të vërtetuar lajmin, por nuk kanë marrë përgjigje të qartë. Lajmin e kanë vërtetuar vetëm atëherë kur kanë kontaktuar spitalin ku është i shtrirë el-Habibi.

Ekstremisti shiit, Jasir el-Habibi, që tashme ka ikur në Londër, kishte shkaktuar reagime dhe polemika të shumta pas akuzave për nder dhe moral, fyerje dhe ofendime që i kishte bërë nënës së besimtarëve, zonjës Aishe, gruas së Resulullahit, Muhammedit, alejhi’s selam.

Diku kah fundi i vitit të kaluar ky shiit ekstremist kishte patur një ballafaqim të drejtpërdrejte televiziv me Muhammed el-Kusin, Imam dhe Ligjërues në Xhaminë el-Imam Malik, e që për shkak të arrogancës dhe shkeljeve shumë të rënda të parimeve bazë fetare, kishte bërë këtë të fundit të bindej se prej Zotit do ta kishte një dënim të shpejtë ngase kishte shpifur ndaj Allahut duke thënë se Ebu Bekri, Omeri, Aisheja dhe Hafseja janë në ferr.

El-Habibi jeton në Angli që prej vitit 2004, atëherë edhe kur i ishte marrë nënshtetësia kuvajtiane për shkak se ndaj tij ishin lëshuar urdhëresat për burgim 10 vjeçar me akuzën e ofendimit të dy prej sahabijve më të mëdhenj, Ebu Bekrit dhe Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me ata dy.

Ramazanin e kaluar, el-Habibi kishte organizuar një “party“ me rastin e përvjetorit të vdekjes së nënës së besimtareve, Aishes, me ç’rast e kishte rënduar aq shumë saqë e kishte quajtur edhe “armike e Allahut dhe armike e te Dërguarit te Tij!”

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva në Arabinë Saudite kohë më parë ka lëshuar një deklaratë ku bën thirrje për mbrojtjen e nderit dhe moralit të nënës së besimtarëve nga gojët e fëlliqura të shiitëve armiq të Islamit.

 

 

Burimi: almoslim.net/node/148204

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI


Revista Shembulli

11:24:11am