Lapsi dhe goma!

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit!

Një gomë e vogël e fillon bisedën duke e përshëndetur me selam një laps të bukur.

Goma: Si je, or miku im?

Lapsi: Unë nuk jam miku yt!

Goma: Përse më thua kështu?

Lapsi: Ngase të urrej.

Goma: Po përse më urren?

Lapsi: Sepse ti e shlyen atë që unë e shkruaj.

Goma: Po unë i shlyej vetëm gabimet.

Lapsi: Çfarë pune ke ti, atëherë?

Goma: Unë jam gomë, kjo është puna ime.

Lapsi: Kjo nuk është punë.

Goma: Puna ime është po aq e dobishme sa edhe puna jote.

Lapsi: Gabohesh rëndë!

Goma: Përse?

Lapsi: Sepse ai që shkruan është më i mirë se ai që shlyen.

Goma: Ta shlyesh gabimin është sikur ta shkruash të saktën.

Lapsi heshti për pak çaste, pastaj ngriti kokën dhe tha: Të vërtetën e tha miku im.

Goma: Ende më urren?

Lapsi: Jo, nuk e urrej më atë që i shlyen gabimet.

Goma: Vërtet unë nuk e shlyej të vërtetën dhe të saktën.

Lapsi: Porse, unë të shoh që ti çdo ditë zvogëlohesh?

Goma: Po, për shkak se, sa herë që shlyej një gabim, unë sakrifikoj një pjesë të vetes sime.

Lapsi (thotë i pikëlluar): Po edhe unë gjithashtu zvogëlohem!

Goma (ngushëllon lapsin): Ne nuk mund t'i bëjmë dobi të tjerëve nëse nuk sakrifikojmë.

Lapsi (i gëzuar shprehet): Sa madhështore që je oj gomë dhe sa fjalë të bukura që thua!

 

Kështu, lapsi dhe goma u gëzuan shumë dhe jetuan së bashku si dy miq të vërtetë.

 

Atëherë, të nderuar, përse nuk e falënderojmë, duke i thënë "Allahu të shpërbleftë me të mira" atë që na i përmirëson gabimet dhe na udhëzon në rrugë të mbarë?!

 

Përktheu: Ulvi Fejzullahi


Revista Shembulli

04:29:57pm