Vlera e 10 ditëve të Dhul Hixhes

Falenderimet janë për Allahun, mirësia dhe begatia e tij qofshin për profetin Muhamed dhe pasuesit e tij.

Nga mirësitë e Allahut që iu ka dhuruar njerëzve janë kohët dhe sezonet  në të cilata shumëfishohen veprat e mira, njeriu ngrihet në gradë të lartat tek Zotit i tij dhe i falen gjynahet.

Nga sezonet e mirësisë, adhurimit  dhe bindjes ndaj Allahut janë dhjetë ditët e muajit hënor DhulHixhe. Këto ditë janë në peridhën e kurban bajaramit ku dita e dhjetë është e festa e kurban bajramit. Profeti (alejhi saltu ue selam) ka nxitur besimtarët që t’i shfrytëzojnë me sa të munden këto ditë duke treguar vlerën e këtyre ditëve kur thotë: “Nuk ka punë më të dashur tek Allahu se këto ditë.

As lufta në rrugë të Zotit nuk ka më shumë vlerë, o Dërguari i Allahut? - e pyetën.

Jo as ajo nuk  ka këtë vlerë, pëveç atij njeriu që ka shkuar në luftë me trupin dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë.” (Buhariu, dhe Bejhekiu)

Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) duke komentuar hadithin thotë: Ky hadith tregon se veprat që bëhen gjatë këtyre 10 diëve janë më të dashura tek Allahu se të gjithë ditët e tjera të vitit pa përjashtim.

Kjo tregon se vepra e mirë në kohë me vlerë të madhe është më e mirë se vepra që është më e mirë se ajo në kohët e tjera.

Po kështu vlera e adhurimeve të detyruara shpërblehet shumëfish ashtu siç shumëfishohet shpërblimi i adhurimeve dhe veprat të mira nafile, vullnetare.

Për këtë arsye, dijetarët dhe besimtarët e devotshëm përpiqeshin me të gjitha mënyrat që të shfrytëzonin sa më shumë këto 10 ditë.

Seid ibn Xhubejr (Allahu e mëshiroftë) kur vinin  këto ditë përpiqej aq shumë, saqë dukej se ishte e pamudur të bësh adhurimin që bënte ai.

Dihet se këto 10 ditë janë në muajin hënor Dhul Hixhe, i cili ështrë një nga 4 muajt që duhet të nderohet më shumë me adhurim e Allahut dhe largimin nga gjynahet, Për këta muaj Allahu ka thënë:

36. Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos I bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! (Teobe)

Këta janë muajt më të dashur tek Allahu, po kështu edhe mëkati në to është më madh, prandaj Katade (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Gjynahu dhe padrejësia në këto muaj është më i urryer se sa në muajt e tjerë edhe pse në çdo kohë padrejtësia është mëkat i madh. Allahu ka përzgjedhur të dërguar nga engjëjt, të dërguar nga njerëzit, ka përzgjedhur nga fjalët, përmendjen e tij, nga vendet në tokë ka përzgjehdur xhamitë, nga muajt, atë të Ramazanit dhe  muajt e nderuar, nga ditët të xhumanë dhe nga netët, natën e kadrit, atëherë madhërojini ato përderisa madhëroni Allahun, sepse njerëzit e mençur madhërojnë ato gjëra që ka madhëruara Allahu.

Disa nga vlerat që kanë ktëo ditë të nderuara janë.

Allahu është betuar për këto ditë duke thënë:

1. Betohem për muzgun e agimit

2. dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)! (Fexhr)

Ibn Kethiri ka thënë: Qëllimi këtyre dhjetë netëve është dhjetë për ditët e Dhul Hixhes, gjë e cila është transmetuar nga shumë sahabe, tabi-inë dhe dijetarë. Ky është edhe mendimi i më i saktë  pjesës dërrmuese të komentatorëve të Kuranit.

Njihet se kur Allahu betohet në diçka, tregon për madhështinë dhe rëndësinë e saj.

Le të jenë këto ditë, një agim i ri në jetën tone, i cili agon në të gjitha pjesët e zemrës dhe të truçit, duke lajmëruar fillimin e një rruge të re drejt Allahut.

Allahu në një vargu kuranor thotë:

27. Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta,

28. që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai… (Haxh)

Ibn Abasi (radijallahu anhu)thotë se pjesa ajetit kuranor: “…të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara”

Ka thënë se këto ditë janë 10 ditët e Dhul Hixhes.

Po kështu Ibn Rexhebi thotë se pjesa më e madhe e komentatorëve të t Kuranit thotë se qëllimi është për këto dhjetë ditë.

Nga vlera e tyre është se këto dhjetë ditë janë periudha që kishte lënë Allahu për të folur me profetin Musa (alejhi selam) kur thotë: “

142. Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh. (Araf 142)

Ibn Kethiri pas këtij  ajeti thotë se pjesa më e madhe e shpjeguesve të Kuranit kanë then se 30 ditë janë të muajit Dhulkide dhe dhjetë të tjerat janë 10 diët e Dhul hixhes.

Në këto ditë Allahu plëtësoi dhe përsosi fenë islame, pikërisht në ditën e Arefatit, kur zbriti ajetin kuranor:

Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. (Maide 3)

Shiko në veten tënde dhe analizoje atë që të plotësosh mangësitë që ke dhe të përsosësh cilësitë e tua në këto ditë ashtu siç ka përsosur Allahu fenë e tij.

Këto janë ditët më të mira të të gjithë vitit. Profeti (alejhi saltu ue selam) ka thënë. “ Ditët më të mira të dynjasë janë dhjetë ditët ( e Dhul Hixhes) (Sahihul Xhami,1133). Për këtë arsye edhe punët gjatë këytre ditëve janë më mira se nga të gjithë ditët e tjera të vitit.

Ibn Kethiri thotë: Për këto dhjetë ditë është thënë se janë edhe ditët më të mira dhe më me vlerë të vitit, siç është shprehur qartë në hadith, madje vlera e tyre është më e madhe se dhjetë ditëve të fundit të Ramzanit, sepse përveç namazit, agjërimit dhe sadekasë që kryhen gjatë këtyre ditëve, një cilësi shtesë është kryerja e haxhit.

Ibn Haxheri ka thënë: “Ajo që duket në veçimin e këtyre ditëve është  se gjatë tyre bashkohen nënat e adhurmievem si namazi, agjërimi, sadekaja dhe haxhi, gjë e cila nuk arrihet në ditët e tjera.

I fituar është ai që sakrifikon dhe ia kushton kohën dhe mundin, afrimit tek Allahu dhe adhurimit të tij, ndërsa i humbur është ai e humb këtë rast, kush përpiqet do arrijë diçka dhe do t’i lehtësohen rrugët e mirësisë, atëherë përpiqu për tju bindur Zotit tënd i cili thotë: “

69. Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët! (Ankebutë)

6. Nga vlerat e këtyre dhjetë ditëve është

a)     Plotësohet shtylla e pesë e islamit, haxhi, për të cilin Profeti (alejhi saltu ue selam) ka thënë: “ Kush e kryen haxhin, nuk kryen marrëdhënie, nuk flet fjalë të pisa dhe nuk bën gjynahe, kthehet (në shtëpinë e tij) si ditën që e ka lindur nëna e tij” (Buhariu) Pra, pa asnjë mëkat.

b)    Në këto ditë është edhe dita e therjes së kurbanit, Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Dita më e madhe tek Allahu është dita e therje së kurbanit, pastaj dita e qëndrimit në mina.” (Sahihul Xhami 1094)

Dita e therjes së kurbanit është dita e kurban bajramit, dhe një ditë më pas është dita  kur fillon qëndrimi në Mina, pra data 11-të e Dhul Hixhes.

c)     Po kështu në këto ditë është dita e Arefatit, një ditë e madhe ku Allahu liron shumë njerëz nga zjarri i xhehenemit dhe iu fal gjynahet. Është dita kur Zoti i botëve krenohet para engjëjve me njerëzit që qëndrojnë malin e Arefatit. Profeti (alejhi saltu ue selam) ka thënë: “ Nuk ka ditë në të cilën Allahu liron më shumë njerëz nga zjarri se dita e Arefatit, madje ai afrohet tek ata pastaj krenohet para engjëve me ta duke thënë: Çfarë duan këta?” (Muslimi)

Dijetari Ibn Abdul Berr (Allahu e mëshroftë) ka thënë: Ky hadith tregon se Allahu ua fal mëkatet njerëzuev në këtë ditë, sepse ai krenohet para engjëve me këta njerëz që edhe pse janë mëkatarë, mirëpo pendohen siqerisht tek Ai.

Çdo njeri që ka arritur këto dhjetë ditë, a dijë se punët llogariten sipas përfundimti të tyre, dhe dihet se muaji i Dhul Hixhes është muaji i fundit hënor dhe nuk kanë ngelur vetëm se disa ditë që të mbyllet viti, andaj mbylli ditët e fundvitit me përkushtim ndaj Allahut dhe vepra që ndërtojnë rrugën për në xhenet.

Pasi njohëm vlerat që kishin këto ditë, pyetja që lind vetvetiu është: Çduhet të bëjmë gjatë këytre ditëve. Për t’ju përgjigur kësaj pyetje themi:

Së pari: gjëja më e mire që priten këtio ditë të nderuara është pendimi i sinqertë tek Allahu dhe lënia e gjynaheve, sepse ato janë pengesa kryesore për të vlerësuar këto ditë me vepra dhe janë po këto gjynahe që  mbulojnë zemrën e njeriut për të njohur dhe falenderuar Allahun. Pendimi është i përhershëm në çdo kohë por veçanërish në sezonet me vlerë të madh është më i dommosdoshëm.

Allahu i lartësuar ka thënë:

53. Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti. (Zumer)

Natyrisht për ata që munden të kryejnë haxhin dhe bashkë me të edhe Umren, ky do të ishte edhe vlerësimi më i mahd që iu bëhet këytre ditëve dhe shpërblimi më  i madh që mund të fitohet gjatë tyre.

Së dyti: Këto ditë duhet t’i presim me vendosmëri të plotë dhe seriozitet për të përfituar sa më shumë gjatë tyre. Ai që është i sinqertë Allahu do t’i mundësojë atë që krëkon.

Së treti: këto ditë i presim me adhurim vullnetare nga më të ndryhsmet, siç jnaë përmendj a e shumtë e Allahut, leximi i Kuranit, duatë dhe lutjet.

Së katërtit: e Presim me falenderim ndaj Allahut, si cili na zgjati jetën për të punuar edhe më shumë punët ë domosdoshme, kur shumë njerëz sëmundja, vdekja, pakujdesia, etj, ua ka hequr këtë mundësi.

Së pesti: Agjërimi. Është e pëlqyer që këto ditë të ajgërohen, përjashto ditën e dhjetë, që shtë edhe dita e festës së kurban bajramit. Profeti (alejhi salaltu ue selam) agjëronte 9 ditë nga muaji Dhul Hixhe, ditën e Ashurasë, tri ditë nga çdo muaj, si dhe të hënë dhe të enjeten e pare të çdo muaji. “ (Ebu Daudi, saktësoi Albani)

Imam Neueuiu ka thënë: Agjërimi i këtyre ditëve është shumë i pëlqyer.

Në veçanti duhet të ajgërohet Dita e Arefatit për të cilën Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Për agjërimin i ditës së Arefatit, shpresoj të më falë Allahu gjynahet e vitit që kaloi dhe vitit që vjen pas tij.” (Muslimi) Agjërimi kësaj dite është për ata që nuk janë në haxh, ndërsa haxhinjtë nuk duhet të agjërojnë, me qëllim që kenë mundësi të bëjnë sa më shumë adhurime të tjera, siç janë namazi nafile, duatë, etj. Edhe Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk ka agjëruar këtë ditë kur ka qenë në haxhin  lamtumirës.

Një besimtar i devothsëm shikoi ca njerëz që ishin nisur për në haxh, ndaloi pak dhe me lot në sy tha: Sa i dobët jam, mori frymë thellë pastaj vazhdoi: Sa keqardhje ndjen ia që nuk ka mundësi të shkojë në Qabe, po si duhet të ndihet ai njeri që nuk ka gjetur rrugën  per  tek Zoti i Qabes!

 

Autori: Nida Ebu Ahmed

 


Revista Shembulli

04:24:46pm