Shanset e arta

1. Çdo ditë ti ndërton nga një shtëpi në xhenet nëse fal vetëm 12 rekate sunete. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nëse një rob musliman i fal për Allahun çdo ditë nga 12 rekate vullnetare, që nuk janë detyrim (farz), Allahu ia ndërton një shtëpi në xhenet.” (Shënon Muslimi) Llogarit pak: për 10 ditë, dhjetë shtëpi në xhenet.

2. Çdo ditë ti ndërton nga një pallat në xhenet. Lexo suren Ihlas (Kulhuvallahu ehad...) 10 herë në ditë dhe çdo ditë Allahu ta ndërton një pallat në xhenet. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush lexon “Kulhuvallahu ehad” dhjetë herë, i ndërtohet një pallat në xhenet.” (Shënon Daremiu, 3429, është mursel.)

3. Mos harro t’i gëzosh familjet e varfra duke i vizituar para Bajramit dhe duke u dhuruar para, ushqime e rroba.

4. Mundohu ta praktikosh premtimin e Muhamedit salallahu alejhi ve selem që brenda ditës të realizohen agjërimi, përcjellja e xhenazes, vizita e të sëmurit, sadakaja, se të hapen të gjitha dyert e xhenetit.


Ulvi Fejzullahu


11:12:33am