Bashkëshorti i udhëzuar

1. Burri i udhëzuar, është dhuntia më e madhe. Ai e din rrugën e tij drejt xhamisë, duke mos u lodhur me atë, por ai dëshiron të jetë që në të ardhmen do të nxisë dhe ndihmojë në faljen e namazit në kohën e tij, dhe do të japë kohë të falesh me përkushtim dhe frikë-respekt, veçanërisht namazin e sabahut. Këtë cilësi do ta dëshironte çdo muslimane edhe nëse nuk është praktikuese e fesë.

2. Burri i udhëzuar, nëse të do të fisnikëron. Nëse nuk të do, nuk të nënçmon, sepse ai i frikohet Allahut.

3. Burri i udhëzuar, e din se ai është përgjegjës për kohën e tij në ditën e gjykimit, andaj nuk do që të lodhesh duke pritur me orë të tëra gjatë natës, ashtu sikurse kujdeset që të flejë herët për tu zgjuar në namazin e sabahut.

4. Burri i udhëzuar, e din se Allahu do ta pyes për pasurinë e tij në ditën e gjykimit, andaj mos u lodh, mos u brengos dhe mos u friko nga koprracia dhe shpërdorimi i pasurisë nga ana e tij.

5. Burri i udhëzuar, i din të drejtat e tua, dhe frikohet se Allahu do ta llogarisë për atë (të drejtat e tua), dhe kujdeset që mos të bëjë padrejtësi në të drejtat e tua të përgjithshme dhe të veçanta.

6. Burri i udhëzuar, shokët i ka të udhëzuar sikurse ai dhe nuk e lodhë gruan e tij me kërkesa dhe darka.

7. Burri i udhëzuar, edhe nëse shkon në vendin më të ndytë në botë,  ai shkon me kujdesin e Allahut, e zemra jote (motër) do të mbetet e qetë sepse ai ul shikimin dhe mbron veshin nga harami, çfarë do që i del përpara ai nuk kënaqet përveç se me bukurinë tënde edhe nëse nuk je shumë e bukur, dhe çfarëdo që dëgjon nuk kënaqet përveç se me zërin tënd, sepse ai e din qartë se një kënaqësi e tillë është haram andaj edhe nuk e dëgjon.

8. Burri i udhëzuar, saherë që sheh diçka të bukur, etet që sa më shpejt të kthehet tek ti edhe nëse është shumë larg, sepse Muhamedi, alejhi selam, ka porositur që nëse shohim diçka çka na mahnitë te femrat tjera, t’i kthehemi grave tona.

9. Burri i udhëzuar, e çmon sakrificën dhe lodhjen tënde në shtëpi, bile edhe të ndihmon duke pasuar kështu njeriun më të mirë të njerëzimit Muhamedin, alejhi selam, dhe poashtu e ka në konsideratë gjendjen tënde shëndetësore dhe psikologjike nëpër të cilën kalon ti.

10. Burri i udhëzuar, nuk sheh që ka më të mirë se ti, sepse ai e  ndalon veten e tij nga të shikuarit në gratë tjera, edhe nëse shkon syri ndonjëherë është shikim spontan, dhe nuk mbetet në nefsin e tij nga dënimi i Allahut.

11. Burri i udhëzuar, kur gabon, e ti ia përkujton Allahun, kthehet dhe e len atë gabim.

12. Burri i udhëzuar, kënaqet edhe nëse ti pak kujdesesh për pamjen tënde të jashtme, sepse ai nuk e ka njollosur shikimin e tij me femrat e zhveshura dhe lakuriqe në Tv e Satelite. Nëse sheh vetëm pak përkujdesje nga ti, kënaqet me atë dhe mendon se është njeriu më i lumtur në botë.

13. Burri i udhëzuar, nuk të gënjen asnjëherë sepse e din se gënjeshtra është haram dhe këtë cilësi e urren çdo grua, sepse gruaja nga natyrshmëria e saj donë të dijë çdo send për burrin e saj.

14. Burri i udhëzuar, shokët i ka të hajrit që e kujtojnë dhe këshillohen për punë të mira, dhe saherë që takohet me ata, kthehet tek gruaja e tij me dashuri edhe më të madhe ndaj saj.

15. Burri i udhëzuar, i mëson dhe i praktikon hadithet e Muhamedit, alejhi selam, ku çdo njeri prej nesh është përgjegjës për kopenë (familjen) e tij.

16. Burri i udhëzuar, kujdeset për fëmijët e tij dhe i edukon në frymën islame, dhe mundohet që mos të qëndrojë larg tyre.

17. Burri i udhëzuar, i din të drejtat e prindërve, familjes dhe farefisit, po në të njëjtën kohë i din të drejtat e prindërve të gruas së tij.

18. Burri i udhëzuar, kur hidhërohet, bënë istigfar-kërkon falje nga Allahu, merr abdes , falet dhe përmirësohet.

19. Burri i udhëzuar, e dëshiron jetën me qëllime dhe përgjegjësi, dhe llogaritje të vetvetes duke u mbështetur në fjalën e Allahut ku thotë:  “Nuk i krijova xhinët dhe njerëzit pos të më adhurojnë”.

20. Burri i udhëzuar, nuk flet e as nuk lëvizë pos me peshoren e sheriatit, sepse ai e din që është shembull për të tjerët.


Përktheu dhe përshtati: Valdet Kamberi


Revista Shembulli

01:53:17am