Lamtumirë 2011 - të

Viti 2011 nuk ishte një vit i zakonshëm…

Stinëve të vitit iu shtua edhe një stinë,  stina e burrave…

Kështu stinët e vitit u bënë pesë…

Lamtumirë 2011…

Nga ti mësuam shumë…

Dhe shumë të tjera na ke lënë për t’i mësuar…

Na mësove se ne kemi një vatan të madh…

U çliruam pasi tërhiqeshim si Gomar…

Lamtumire 2011…

Lamtumirë viti i dëshmorëve dhe tekbireve …

Lamtumirë viti i gjakut të parfumuar…

Lamtumirë o vit i vdekjes së foshnjave në moshën e zogjve…

Lamtumirë o vit i brohoritjeve të përziera me të qarë të hidhur…

Lamtumirë o vit i emergjencës, izolimeve dhe rezolutave…

Lamtumirë o vit i portës  Azizije, rrugës Ebu Rekibe dhe sheshit Tahrir…

Lamtumirë o vit i topave, tankeve dhe derrave…

Lamtumirë o vit i gjeneralëve te sinqerte…

Lamtumirë o vit i përfundimit te mercenares, dhe fallxhorëve të ndytë që nuk sollën për vatanin e tyre veçse shkatërrim…

Lamtumirë o  vit i mbytjeve me plumba dhe djegie me eksploziv…

Lamtumirë o vit i tërheqjeve dhe gjykimeve…

Lamtumirë o vit i ikjeve masive…

Lamtumirë o vit i ndryshimit…

Nga ti kemi mësuar shumë…

Por edhe shumë të tjera na ke lënë për t’i mësuar…

 

Përktheu: Valdet Kamberi


Revista Shembulli

01:18:38am