Si ta kuptoj që gruaja ime më do?

Një bashkëshort e pyeti një dijetar duke i thënë: Si mund ta kuptoj se bashkëshortja ime më do?

Ai u përgjigj: Nëse ajo i bën këto 14 punë, bindu se ajo të do:

1. Nëse i do të dashurit e tu dhe personalitetin tënd.

2. Nëse nuk hidhërohet kur e kundërshton mendimin e saj.

3. Nëse solidarizohet me ty kur je në brenga dhe pikëllime.

4. Nëse përpiqet gjithmonë të hap tema për bisedë me ty.

5. Nëse konsultohet para se të veprojë apo ndërmarrë diçka.

6. Nëse gëzohet me dhuratën tënde sado e thjeshtë që është ajo.

7. Nëse mundohet të të ndihmojë vullnetarisht në punët tua.

8. Nëse e brengos mosprania jote.

9. Nëse kujdeset për punët që i do ti dhe i shmanget atyre që i urren.

10. Nëse brengoset së bashku me ty për të ardhurat e dobëta.

11. Nëse bart barrët për hatrin tënd.

12. Nëse përpiqet të bashkëngjitet dhe të përkrahë në ide, hobi, etj.

13. Nëse nuk turpërohet nga puna jote, cila do qoftë ajo.

14. Nëse çdo herë të jep lajme të gëzueshme për veten e saj.

 

Përktheu: Valdet Kamberi


01:30:54am