Përmirëso të metat tua

Një çift bashkëshortor kaluan në shtëpinë e re.

Çdo ditë derisa hanin mëngjesin, gruaja, duke shikuar përtej dritares, i thoshte burrit të saj:

“Rrobat e fqinjës nuk janë edhe aq të pastra, sigurisht ajo përdor detergjent të llojit të lirë.” Kështu ajo vazhdonte çdo ditë.

Pas një muaji, ajo u çudit kur pa rrobat e fqinjës shumë të pastra dhe i tha burrit të saj: “Shiko, më në fund, fqinja e mësoi se si duhet pastruar rrobat!”

Kurse burri ia ktheu: “E nderuar, jam zgjuar herët në mëngjes dhe kam pastruar xhamat e dritareve nga ku shikon ti çdo ditë.”

Përmirëso të metat tua para se t’i përmirësosh të metat e të tjerëve.

 

Përshtati: Valdet Kamberi


Revista Shembulli

02:41:37am