Të ftohtët nuk i vret fëmijët

Thonë se të ftohtët po i vret fëmijët në Siri.

Sa gënjeshtarë që janë!

Të ftohtët vret kur njeriu i bën padrejtësi njeriut!

Të ftohtët vret kur burimet e naftës nuk janë në gjendje të sigurojnë as edhe një batanije!

Të ftohtët vret kur miliardat nuk kanë mundësi të sigurojnë një tendë!

Të ftohtët vret kur muslimani nuk është në gjendje ta shpëtojë muslimanin!

Të ftohtët vret kur humbet feja dhe vdesin parimet!

Të ftohtët vret kur Siria lihet vetëm!

Të ftohtët nuk vret vetvetiu..

Të ftohtët nuk është Iran e as Hizbu-shejtan!

Të ftohtët nuk është as inteligjencë arabe!

Të ftohtët është shumë më i ndershëm e fisnik sesa të gjithë këta.

Është shumë më i ngritur sesa këta të pavlerë.

Mos vallë të ftohtët ther me thikë, vret me raketa apo me gazra helmuese?!

Mos vallë të ftohtët i shkatërron shtëpitë?!

Mos vallë të ftohtët i rrënon xhamitë?!

Apo mos vallë të ftohtët mund të çnderojë?!

A di të ftohtët të bëjë kurthe, dredhi, të tradhtojë e të bëjë kompromise?!

Ç’keni që gjykoni kështu?!!!

Të ftohtët nuk është kriminel, i poshtër e as tiran.

Të ftohtët nuk është hajdut i ushqimit e i barërave të nevojtarëve.

Të ftohtët nuk e pengon ndihmesën e as shpëtimin.

Allahu është mes nesh dhe këtyre zullumqarëve.

Kijameti do të jetë takimi i tyre dhe Kijameti do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët.

"Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numërojmë ditët e caktuara." (Kur’an 19:84).

 

Shkroi: Ibrahim El-Harithi
Përktheu: Jusuf Kastrati

 


Revista Shembulli

04:57:04pm