Paqja dhe Lufta

Nëse Islami do të ishte një fe e dhunës dhe muslimanët mjetin më të preferuar të tyre për të konvertuar njerëzit do të kishin luftën, përse atëherë Allahu dhe Profeti i Tij, armëpushimin dhe paqen e vendosur mes muslimanëve të parë dhe armiqve të tyre mekas e quajti “Fitore”? (Kurani 48: 1)

A doni ta dini arsyen?

Është fare e thjeshtë, pas kësaj fitoreje qëndronte fakti se, Islami përhapet më shumë në kohë paqeje sesa lufte. Dhe historia dëshmoi dhe dëshmon qartë për këtë të vërtetë.

E pra, nëse paqja është mjeti më i mirë për të predikuar fenë e Zotit, si është e mundur atëherë që muslimanët sot etiketohen si njerëz të dhunshëm dhe agresorë?

Doni ta dini edhe pse-në e kësaj?

Sepse mbetja në injorancë, qoftë këtej dhe përtej gardhit, është preokupimi më i madh i atij që i mbushur me urrejtje dhe smirë, luftën ndaj Zotit dhe njerëzve të Tij e ka synimin e tij të vetëm në jetë.

 

Hoxhë Justinian Topulli


03:39:54pm