Agjërimi i të enjtes së parë të muajit Rexheb!

Shumë muslimanë pyesin se a duhet të agjërohet dita e nesërme pasi kanë dëgjuar apo lexuar se agjërimi i të enjtes së parë të muajit Rexheb ka një shpërblim shumë të madh te Allahu.

Ky agjërim pikërisht në këtë ditë është përcjellur nga një hadith i trilluar për të cilin kanë folur dijetarët islamë në librat e tyre. Imam el-Iraki, imam Lekneviu, imam Sheukani dhe të tjerë në disa prej librave të tyre që janë përpiluar enkas për hadithet e trilluara kanë sqaruar se ky hadith është hadith i shpikur pa asnjë bazë në fenë islame, andaj dhe agjërimi në këtë ditë me nijet të posaçëm siç përmendet në hadithin e trilluar është një risi që e kanë shpikur njerëzit e thjeshtë pa kurrfarë argumenti.

E nëse dikush a ka bërë zakon të agjërojë ditën e enjte si një ditë ku Pejgamberi (alejhissalatu uesselam) e ka agjëruar vazhdimisht atëherë mundet të agjërojë. E nëse e përzien nijetin për të agjëruar ditën e nesërme (si një ditë e veçantë e muajit Rexheb) ka gabuar me dashje ose padashje duke sjellur në fe një bidat të ri, apo një risi të papranueshme.

Hoxhë Mustafa Tërniqi


Revista Shembulli

04:38:21pm