Asnjëherë mos e lër namazin e xhumasë

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿وَالَّذِينَ يُمَسِّكُونَ بِالْكِتَابِ وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجْرَ الْمُصْلِحِينَ١٧٠﴾

"Ata që u përmbahen thënieve të Librit dhe që e kryejnë namazin, ta dinë se Ne, pa dyshim, nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve." (Kurani, 7:170)

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:

“Pesë namazet ditore, prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë, prej njërit deri te tjetri, dhe Ramazani, prej njërit deri në Ramazanin tjetër, shlyejnë gjynahet që janë në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha.”

[E shënon Muslimi.]

Urtësi

Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thoshte: "Ai që fal namaz, troket në derën e Mbretit (Allahut) dhe, kujtdo që vazhdon së trokituri në atë derë, një ditë do t'i hapet."

Nuk mund të falem, sepse s'mund të heq dorë nga gjynahet (!)

Për asnjë arsye mos e lër namazin! Falu, edhe në qofsh mëkatari më i madh! Nëse e fal namazin, Allahu do të të ndihmojë të bëhesh besimtar i denjë dhe të largohesh nga punët e këqija.

Këshillë

Asnjëherë mos e lër namazin javor, atë të xhumasë, por fale, që ta fitosh mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit tënd Bujar!


Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati


Revista Shembulli

01:54:05am