E Shtunë, 2 Gusht 2014 - 04:34:53

Alternative flash content

Requirements

Get Adobe Flash player

Artikujt

LËNDA MORFOLOGJI - LEKSIONI 2

Klasifikimi i fjalëve në pjesë të ligjëratës në gjuhën shqipe

Çështjet që do të trajtohen:

- Pjesët e ligjëratës

- Klasifikimi sipas kriterit leksikor

- Klasifikimi sipas kriterit morfologjik

 

Klasifikimi sipas kriterit sintaksor

Pjesët e ligjëratës

Të gjitha fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksiko-gramatikore, grupohen nëpër kategori a klasa leksiko-gramatikore të cilat quhen pjesë të ligjëratës.

Përkatësia e një fjale në atë apo këtë pjesë të ligjëratës përcaktohet nga kuptimi leksikor kategorial dhe nga veçoritë e saj gramatikore duke përfshirë në këto të fundit përveç veçorive morfologjike edhe funksionet sintaksore.

Ato janë: emri, mbiemri, numërori, përemri, folja, ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza dhe pasthirrma.

Kufijtë që ndajnë pjesët e ndryshme të ligjëratës nuk janë te pakapërcyeshëm, shpeshherë një fjalë gjatë përdorimit të saj, merr një përmbajtje leksikore dhe veçori gramatikore të ndryshme nga ato të klasës përkatëse. Si rregull duhen pasur parasysh ndryshimet që ajo pëson në përmbajtjen leksikore kategoriale dhe veçoritë gramatikore .

Klasifikimi sipas kriterit leksikor

Në bazë të veçorive leksikore pjesët e ligjëratës ndahen në tri grupe të mëdha: Fjalë kuptimplota, fjalë jokuptimplota dhe fjalë thirrmore.

Fjalë kuptimplota janë ato fjalë që e kanë kuptimin leksikor të plotë:

1) fjale emëruese: qe emërtojnë sende (emrat), cilësi (mbiemrat), veprime dhe procese (foljet), rrethana(ndajfoljet)

2) fjalë numëruese, fjalë të cilat numërojnë (numëroret)

3) fjale treguese që tregojnë pa emëruar sende, cilësi ose sasi (përemrat)

Fjalë jokuptimplota janë ato fjalë që kanë një kuptim leksikor të kushtëzuar:

1) parafjalët dhe lidhëzat që shprehin lidhje sintaksore midis dy gjymtyrësh

2) pjesëzat që shprehin ngjyrime kuptimore

3) pasthirrmat

Ndarja në bazë të veçorive morfologjike

Pjesët e ligjëratës ndahen në pjesë të ndryshueshme dhe jo të ndryshueshme.

Pjesë të ndryshueshme janë: emri, mbiemri, përemri, folja e në njëfarë mase numërori

Pjesë të pandryshueshme janë: ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza dhe pasthirrma.

Ndarja në bazë të kriterit sintaksor

Fjalë të mëvetësishme: emri, folja, mbiemri, numërori, përemri, ndajfolja dhe pasthirrma

Fjalë të pamëvetësishme: parafjala, lidhëza, pjesëza.

Lokucionet: Me vlerën e një pjese të ligjëratës mund të përdoren edhe një grup fjalësh që kanë lidhje të qëndrueshme midis tyre dhe që si kuptimisht ashtu edhe gramatikisht janë të barasvlershme me një fjalë të vetme, por jo të njëjta me te. Grupe të tilla fjalësh quhen lokucione.

Ai fliste në tym – lokucion (kot më kot).

Mos rri këtu në tym – emër.

 

Burimi: http://www.ikub.al

primi sui motori con e-max
6 Comments | Add yours
  • albina

    Raporto

    pjest e ligjerates klases 6

    Repliko
  • Bekimi

    Raporto

    Pyetje:
    A e njeh njeri në Kosovë dhe Maqedoni ndryshimin që bën folja nga fjalia dëftore në atë lejore?
    Përgjigje:
    - Në fjalitë lejore foljet e vetës së dytë njëjës marrin një "sh" në fund, kurse të vetës së tretë marrin "ë"
    Kështu, nuk mund të themi:
    "Le të shkon e ta merr librin", por "Le të shkojë e ta marrë librin"
    Kurse, ka gazetarë nga Shqipëria që shkruajnë përditë, dhem prapë gabojnë. Mjaft prej tyre nuk kanë arritur të kuptojnë se foljet e kohës së shkuar të vetës së tretë njëjës mbarojnë me i, dhe jo j

    Repliko
  • margerita

    Raporto

    shume flm me ndihmouat shume sepse neser kam nje test . pra jan e6 klasa apo 5?

    Repliko
  • meggi

    Raporto

    shum flm qe me ndihmuat sepse une neser kam per tu pytur ne lenden e gjuhes shqipe

    Repliko
  • Eleonora Marleku

    Raporto

    Faleminderit shum,shum per ndihmen e dhene:)Ju keshilloj qe te keni ende mesime te tjera!!

    Repliko
  • Vanesa Fejzullahu

    Raporto

    Me falni por fjala " vashën" qfar kalse fjales esht ?

    Repliko

Leave your comments

Post comment as a guest

0
kushtet.

Na ndiqni në Facebook