Kolegu i ngushtë i anti-islamistit Geert Wilders bëhet musliman

“Esh-hedu en la ilahe il-lAllah, ue eshehdu en Muhammeden abduhu ue resuluhu”. (Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij).

Kështu bëri publik konvertimin e tij në Islam, më 27 shkurt 2013, ish-anëtari i partisë së anti-islamistit të njohur Geert Wilders, Arnoud Van Doorn.

Arnoud Van Doorn, 46 vjeç, u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit holandez në Hagë. Aty kishte filluar të bisedonte me një anëtar të Këshillit Musliman, me emrin "Ebu Khulani", lidhur me fenë islame. Pas diskutimeve të gjata, ai e kishte dërguar atë në një xhami në Hagë, ku edhe kishte përqafuar Islamin, siç thotë ai, me gjithë mirësi dhe dashuri.

Ai deklaroi se konfrontimi serioz me Islamin për më shumë se një vit e bëri atë që të kthehet përfundimisht në besimin e vërtetë./Shembulli/


Revista Shembulli

01:18:57am