X-Men me përmbajtje Kuranore

Zhurmë e madhe u bë në rrjetet sociale nga fansat e Marvel Comics-it për shkak të disa ilustrimeve të koduara me vargje kuranore dhe të disa mbishkrimeve me motive politike.

Thirrjeve për bojkot ndaj Marvel Comics-it iu dha përgjigje kompania përkatëse duke gjetur përgjegjësin, në arsyetimin e kompanisë thuhet se ata nuk ishin në dijeni për kuptimin e ilustrimeve të artistit Ardian Syaf dhe se të gjitha ilustrimet janë rikthyer nga shtypi dhe do të dalin në shitje pas largimit të kodeve të fshehura në to, ndërsa artisti Syaf nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe se ai me vendim të menjëhershëm është larguar nga puna.

Në botimin e fundit të Serisë së Mutantëve "X-Men Gold" nga Marvel, artisti kishte fshehur në trikon e njërit nga karakteret kryesore mbishkrimin QS 5:51.

"O ju që besuat! Mos i zini miq as jehudët e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. 

E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar." (El Maide: 51)

Po ashtu në disa ilustrime tjera brenda këtij botimi shfaqeshin numrat 212 dhe 51

që përshkojnë me datat e protestave të 2 Dhejtorit dhe 5 Janarit ku protestuesit kërkonin shkarkimin e guvernatorit Basuki Purnama i cili kishte ofenduar Islamin.

Artisti Ardian Syaf deshi që nëpërmjet Marvel Comics-it të shprehte indinjatën e tij ndaj qeverisë indoneziane dhe qarqeve anti-islame nëpër Botë. Në faqën e tij zyrtare në Facebook, artisti shkroi:

"Karriera ime mori fund, këto janë pasojat e asaj që veprova dhe marr përgjegjësi për to.

Ju lus t'i lini anash sharjet, debatet dhe urrejtjen dhe të jetoni në paqe.

Shfrytëzoj rastin t'jua shpjegoj kuptimin e shifrave 212 dhe QS5:51. Ato janë shifrat e DREJTËSISË dhe DASHURISË, dashurisë sime për Kuranin, për të Dërguarin e fundit dhe dashurisë sime për Allahun, Zotin Një.

Kërkoj ndjesë për zhurmën e shkaktuar dhe ju dua të gjithëve.

Lamtumirë dhe Zoti ju bekoftë...

Ardian Syaf"./Shembulli/


Më të lexuarat