Sulm ndaj një spitali në Idlib të Sirisë

Si pasojë e sulmit ajror ndaj spitalin në fshatin Abidin që gjendet në zonën rurale në jug të qytetit Idlib, i cili kontrollohet nga opozitarët në Siri, 4 civilë mbetën të vrarë, ndërsa spitali mbeti jashtë përdorimit.

Ministri i Shëndetësisë së qeverisë së përkohshme të Sirisë, Ferras Cundi, bëri të ditur se në sulm kanë mbetur të plagosur edhe shumë të sëmurë dhe personel i spitalit.

Ai bëri të ditur se të plagosurit janë marrë nën kurim në spitalet fushore, ndërkohë që spitali në fjalë është dëmtuar aq rëndë saqë ka mbetur jashtë përdorimit.

Ekipet që kanë mbërritur në vendngjarje vazhdojnë punimet.


Më të lexuarat