Momenti kur sulmohet Ziadin Sela (Video)

Ziadin Sela ka qenë deputeti i vetëm shqiptarë që është sulmuar nga protestuesit e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Por si u sulmua Sela?

Në një video që qarkullon në internet shihet se si janë sulmuar deputetët e shumicës së re parlamentare, në mesin e tyre është edhe deputeti i ”Aleancës për shqiptarët” Ziadin Sela i cili ka pësuar lëndime të rënda.

Sela tani është mirë, thotë për Telegrafi Maqedoni, sekretari i kësaj partie, Arben Taravari.

”Mirë është sot, shumë mirë bile” ka thënë Taravari. /Telegrafi/


Më të lexuarat