Partitë politike dhe shamia në shkollat e Kosovës (VIDEO)

Në #DebatPërnime përfaqësuesit e koalicioneve dhe partive politike nuk ishin të qartë në përgjigjet e tyre nëse do ta lejojnë ose jo bartjen e shamisë të vajzave të mitura nëpër shkolla. Vetëm njëri nga panelistët ishte i prerë në përgjigjen e tij pro kësaj çështje.

“Ne do të marrim mendim prej Gjykatës Kushtetuese sepse jemi shtet laik”, tha Jonuz Salihaj i AAK-së.

Se a do të lejohen vajzat me shami të shkojnë në shkollë nën qeverisjen e VV-së, Faton Topalli tha se e gjithë kjo është e rregulluar me kushtetutë, dhe ata do ta respektojnë kushtetutën.

“Sipas kushtetutës secili qytetar mund të vishet ashtu siç ndihet më mirë. Kjo është çështje e të drejtave dhe lirive të njeriut. Nuk ka asnjë ligj që ndalon këtë veshje”, tha Topalli. Mirëpo, kur u pyet se a do t'i lejonin vajzat nën moshën 18 vjeçare të shkolloheshin, nuk dha përgjigje të qartë.

Përgjigje jo të qartë kishte edhe Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes, e cila aktualisht udhëheq drejtorinë e arsimit në Prishtinë.

“Ne jemi për respektimin e plotë të ligjit dhe Kushtetues do të sigurohemi që në të gjitha shkollat të vlej i njëjti ligj. Në Prishtinë e respektojmë kushtetutën. Unë kam dërguar dy letra zyrtarë në Ministri të Arsimit për këtë, por s’kam marrë përgjigje”, tha Nagavci.

Ndërsa Labinotë Murtezi-Demi e AKR-së ishte e qartë në përgjigjen e saj duke pohuar se është për lejimin e shkollimit të vajzave me shami.

PDK-AAK-NISMA

 

PDAK (Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës)

 

Lëvizja Vetvendosje

 

LDK-AKR

 


Më të lexuarat