Mërgim Mavraj viziton Mesxhidul Aksanë (FOTO)

Kombëtarja Shqiptare dje luajti kundër Izraelit ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botëror të futbollit.

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili njihet si praktikues i fesë Islame, kishte shfrytëzuar rastin për të vizituar edhe xhaminë e njohur Aksa, një ndër tri xhamitë e shenjta të muslimanëve.

Fotot e Mavrajt në xhaminë Aksa i kishte publikuar hoxhë Ahmed Kalaja, imam në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë.

Kombëtarja shqiptare fitoi bindshëm këtë ndeshje, me rezultatin 3:0./Shembulli/


Më të lexuarat