Besimtarët muslimanë kremtojnë Fitër Bajramin (VIDEO)

Myslimanë anë e kënd botës sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

Në Kosovë, falja e namazit të Fitër Bajramit ka nisur nga ora 05:30.

E në kryeqytet, falja është bërë në xhaminë e Madhe të Prishtinës, ku si çdo vit janë mbledhur shumë mysliman për ta falur namazin.

Manifestimi ka filluar në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit ishte ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem Maqedonci.

Në mesazhin e tij pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, Tërnava është lutur që në botë të mbretërojë paqja dhe mëshira.

“Një pjesë e madhe e botës islami është në krizë”, deklaroi Tërnava në mesazhin e tij.

Për ta ruajtur porosinë hyjnore, nga çdokush që tenton t’i devijojë ato, Tërnava thotë se duhet të themi se Islami është i pastër nga çdo gjë e ligë.

“Ka vetëm një rrugë të vetme, e paqes harmonisë dhe e respektit në mes të njerëzve.”

Ai është lutur për paqe mirësi e mbarësi mbi popullin tonë dhe në mbarë botën.

“Apeloj me urtësinë e zemrës tek të gjithë faktorët politik që të lënë anash interesa të ngushta dhe të angazhohen në të mirë të popullit, që vendin ta bëjmë ashtu siç dëshirojmë.”

Edhe besimtarët myslimanë në Shqipëri kanë falur namazin në sheshin e ri “Skënderbej”.

Në dispozicion të tyre kanë qenë 16 mijë m2, përkatësisht 3 mijë për femrat dhe 13 mijë për meshkujt.

Programi ka nisur në orën 05:30 dhe mbaron në orën 6:15.


Më të lexuarat