Xhamia do të ndërtohet në Dardani

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë diskutimit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania, i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka thënë që çështja e lokacioni tashmë është e përfunduar.

“Xhamia do të ndërtohet, mendoj që ka lokacione më të mira, mirëpo kjo çështje tashmë është e përfunduar. Ka mbetur vetëm të shohim projektin e propozuar nga BIK-u” ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka shtuar që kjo xhami do të jetë objekti më i madh fetar në tërë Kosovën dhe se do të financohet nga Bashkësia Islame Turke, diku rreth 35 milionë euro.


Më të lexuarat