Erdogan: Armiqtë e Turqisë fillimisht godasin xhamitë, kjo nuk është rastësi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot në Stamboll se ata të cilët e sulmojnë vendin e tij, fillimisht shënjestrojnë xhamitë, dhe kjo, sipas tij, nuk është aspak e rastësishme, raporton Anadolu Agency (AA). 

"Kujtojmë 15 korrikun atëherë kur një xhami modeste në afërsi të selisë së forcave speciale dhe xhamia në afërsi të presidencës u sulmuan nga avioni. Puçistët goditën shumë xhami nga minaret e të cilave u dëgjuan salavate. Në Izmir, u sulmua muezini i cili këndoi salavatet. E gjithë kjo nuk është e rastësishme, sepse ata të cilët janë të vetëdijshëm se nuk mund të pushtojnë vendin tonë përderisa nuk shuajnë ezanin dhe nuk ulin flamujt, sulmojnë vendet e tilla”, tha Erdoğan gjatë solemnitetit për hapjen e xhamisë së restauruar "Yildiz Hamidiye" në Stamboll.

Presidenti Erdoğan kujtoi rëndësinë e sotme të rihapjes së xhamisë, si vepër e cila bashkon gjurmët e arkitekturës së periudhave të ndryshme, e restauruar edhe më parë, më konkretisht 132 vjet pas ndërtimit origjinal është bërë me urdhër të Sulltan Abdulhamidit.

"Xhamitë, vende ku pesë herë në ditë bëhet thirrje për lutje, përhapet adhurimi dhe recitohet Kur'ani, janë karakteristikat dhe vulat e Islamit", tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë njoftoi se së shpejti do të përfundojnë punimet në xhaminë më të madhe në vend, xhaminë Çamllëxha, duke thënë se punimet duhet të përfundojë në rreth një vit e gjysmë.


Më të lexuarat