Sulmet ajrore të ShBA-ve vranë 224 civilë në Rakka

Grupet monitoruese numërojnë 38 fëmijë të vrarë nga sulmet e inicuara nga ShBA-të që nga 6 Qershori.

Së paku 224 civilë kanë mbetur të vrarë nga ShBA-të dhe Aleatët e saj, prej kur Forca Opozitare Siriane ka rimarrë njërën nga Qëndresat e ISIL-it rreth një muaj më parë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut theksoi të enjten se së paku 38 fëmijë dhe 28 gra gjenden në mesin e viktimave nga sulmet ajrore të ShBA-ve dhe forcave aleate, duke theksuar se ende nuk e dinë numrin e viktimave të vrarë nga forcat tokësore, minat, dhe të atyre që humbën jetën duke u përpjekur për t'u larguar nga Qyteti.

Forcat arabe dhe ato kurde hynë në Rakka më 6 Qershor pas një operacioni që zgjati disa muaj duke shtyrë ISIS-in të largohen nga ky qytet.

Observatori Sirian tregon se gjatë këtyre luftimeve ngelën të vrarë 311 luftëtarë të ISIS-it dhe 106 luftëtarë të Forcave Demokratike Siriane.

Dhjetëra mijëra civil kanë mbetur të bllokuar brenda qytetit dhe po përdoren si mburoja njerëzore nga grupe të armatosura të ngujuara në disa pjesë të qytetit.

Ndërsa disa banorë të qytetit të cilët kanë arritur të largohen tregojnë se snajperistë të ISIS-it po sulmojnë çdonjërin që tenton të largohet.

Koalicionit ushtarak po i vijnë në ndihmë forcat amerikane me sulme nga ajri, po ashtu duke ju dhuruar armatimin e nevojshëm për ta shpartalluar ISIS-in.

Që nga fillimi i vitit 2014 kur Rakka u okupua nga Forcat e ISIS-it, ky shërbeu si kryeqytet i të ashtuquajturit Shtet Islamik.


Më të lexuarat