Arabia Saudite bën 'kthesë pozitive' lidhur me bllokadën ndaj Katarit

Kryetari i Komisionit kombëtar i Katarit për të Drejtat e Njeriut (NHRC) Ali bin Samih el-Merri në një deklaratë për media në kryeqytetin e vendit në Doha, tha se ka një 'kthesë pozitive' në bllokadën e vendosur nga Arabia Saudite ndaj Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se ky hap nuk është i mjaftueshëm pasi kjo nuk ndodh edhe me vendet tjera të cilat kanë vendosur bllokadë si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahreini.

Sipas tij, Arabia Saudite ka lejuar që qytetarët e saj që punojnë, banojnë apo kanë prona në Katar, të cilëve më parë u kishte dhënë afat dyjavor të largohen nga ky vend, të qëndrojnë në këtë vend. 

Arabia Saudite po ashtu ka lejuar hyrjen e studentëve të saj në Katar si dhe hyrjen e studentëve të Katarit në Arabinë Saudite.

Duke shtuar se ky hap pozitiv nuk është “i qartë” Merri thotë se qytetarët e Arabisë Saudite që kanë prona në Katar u lejohet të hyjnë në Katar, kurse qytetarëve të Katarit të cilët kanë prona në Arabinë Saudite nuk u lejohet të hyjnë në këtë vend.

Përkundër Arabisë Saudite, në EBA dhe Bahrein, sipas Merrit, ka rritje të sanksioneve ndaj Katarit. Ai thotë se studentët e Katarit të cilët studiojnë në shkollat e EBA-ve diskriminohen.

Ai tha se që nga fillimi i bllokadës NHRC ka marrë 3269 ankesa. Merri thotë se numri i ankesave nga investitorët e Katarit është 984 ndërsa 607 prej tyre janë ndaj Arabisë Saudite, 331 ndaj EBA-ve dhe 46 ndaj Bahreinit.


Më të lexuarat