Politikania vë burkën në Senatin Australian

Udhëheqësja e partisë së djathtë të Australisë Pauline Hanson është paraqitur në senat me mbulim total të fytyrës, duke vënë burkën.

Gjesti i Hanson paraqiste pikëpamjen e partisë së saj për të ndaluar burkën në Australi. Prokurori i Përgjithshëm, George Brandis njëherësh ministër i Qeverisë dënoi marshimin e zonjës Hanson, derisa e paralajmëroi që të mos shkaktonte fyerje ndaj grupeve fetare. Brandis mori duartrokitje nga partitë opozitare. “Jo senatore Hanson, ne nuk do ta ndalojmë burkën”, tha ai.


Më të lexuarat