Pamje mahnitëse të Xhamisë së re të Namazgjasë në Tiranë (Video)

Ndërtimi i një prej faltoreve më të madhe në Ballkan, Xhamisë së Namasgjasë në Tiranë, po vazhdon pandërprerë. Pamjet e marra me dron tregojnë se deri ku kanë shkuar punët aktualisht, raporton SHENJA.  Pas shumë vitesh tentativa, gurthemeli i parë i saj më në fund u hodh më 13 maj të vitit 2015, ku në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili gjatë një fjalimi tha se kjo do të jete dhurata më e vyer e Turqisë për popullin shqiptar.

Në ambientet e mbyllura të xhamisë mund të falen 5 mijë persona, ndërsa në të gjitha hapësirat në këtë faltore do të mund të falen 10 mijë njerëz.

Në kompleksin e Xhamisë së Namazgjasë do të ketë hapësira për zyra, bibliotekë dhe sallë konferencash.

Ndërkohë në këtë xhami do të mund të kryejnë ritet e tyre fetare mijëra besimtarë. Pranë xhamisë do të ndërtohet edhe një muze i cili quhet ndryshe edhe si “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Tirana e shpallur kryeqytet në vitin 1920, deri në vitin 1967, vit ky në të cilin feja u shpall e ndaluar në Shqipëri nga sistemi komunist, numëronte rreth 40 xhami, ndërsa popullsia e saj ishte afro 100 mijë. Sot kryeqyteti i Shqipërisë llogaritet se mund të ketë afër 1 milionë banorë, por ka vetëm 18 xhami të vogla, duke përfshirë edhe periferitë, të cilat nuk përmbushin aspak nevojat e besimtarëve myslimanë. /SHENJA/


Më të lexuarat