Siriani thërret ezanin në pallatin Alhambra në Andaluzi të Spanjës

Në internet së fundi po shpërndahet një video në të cilin shihet Mouaz Al-Nass me origjinë siriane duke thirrur ezanin në Alhambra, pallat dhe kompleks kështjelle që ndodhet në Granada, Andaluzi të Spanjës.

Ai tha se ndiente se muret ishin përmalluar “të dëgjojnë ezanin apo thirrjen për te Allahu”.

Muslimanët erdhën në Spanjë në vitin 711 dhe sunduan për gati 800 vjet, dhe pallati i Alhambrës u ndërtua nga sundimtarët e Granadës nga radhët e tyre.

Në vitin 1492, Granada hyri nën sundimin e krishterë dhe muslimanët u detyruan ose të ktheheshin në krishterim ose rrezikonin të përballeshin me tortura.

Shumë njerëz u konvertuan nga jashtë, por praktikuan Islamin fshehurazi.

Deri në vitin 1501, asnjë musliman nuk mbeti zyrtarisht në Granada. /tesheshi.com/


Më të lexuarat