Siri, vitin e kaluar në mbi 220 masakra u vranë 2.740 civilë

ANKARA (AA) - Në më shumë se 220 masakra të kryera në Siri vitin e kaluar jetën e kanë humbur mbi 2.740 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare të Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), shumicën e masakrave e kanë kryer forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe mbështetësit e tij.

Mbi gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë. SNHR publikoi raportin e sulmeve ku në të njëjtën kohë jetën e kanë humbur të paktën 5 persona.

Në masakrat e forcave të Asadit, Rusisë, organizatës terroriste YPG/PKK dhe DEASH-t, dhe forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të, janë vrarë 825 të mitur dhe 565 gra.

SNHR potencon se forcat e regjimit janë fajtor për 130 masakra, forcat e koalicionit për 28, Rusia për 27, DEASH për 8, YPG/PKK për 4 dhe palët tjera për 26 persona.

SNHR njoftoi se vitin e kaluar 976 njerëz janë torturuar deri në vdekje. Forcat e regjimit të Asadit, nga ky numër mbajnë përgjegjësi për 951 persona ndërsa 10 janë torturar deri në vdekje nga terroristët e YPG/PKK-së.


Më të lexuarat