Pamjet e Parisit pas trazirave të mbrëmshme, automjete të djegura në rrugë

PARIS (AA) – Rrugët e Parisit ishin të qeta mëngjesin e sotëm megjithatë me imazhe jo të mira të automjeteve të djegura në rrugë gjatë trazirave të mbrëmshme në protestat e “jelekëve të verdhë”, raporton Andolu Agency (AA).

Demonstruesit e lëvizjes “jelekët e verdhë” edhe mbrëmë dolën në rrugët e Parisit dhe në ato të pjesëve të ndryshme të Francës në të shtunën e tetë me radhë, ndërsa në qendër të qytetit në afërsi të lumit Sena, ndodhi një përleshje e tyre me policinë.

Bulevardi Saint-Germain, ishte epiqendra e përleshjeve me numrin më të madh të automjeteve të kapluara nga flakët.

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, tha se numri i protestuesve mbrëmë ka qenë të paktën 50.000 njerëz, ndërsa organizatorët nga ana e tyre thonë se numri ka qenë shumë më i madh.

Që nga 17 nëntori, mijëra protestues të quajtur “jelekët e verdhë”, tubohen në qytetet kryesore franceze, përfshirë kryeqytetin Paris, për të protestuar ndaj rritjes së diskutueshme të taksave të karburantit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike.

Sipas të dhënave të autoriteteve franceze në protesta gjatë periudhës 17 nëntor-17 dhjetor kanë humbur jetën të paktën 10 persona, mbi 1.000 të tjerë janë plagosur, mbi 4.500 janë ndaluar dhe 216 janë arrestuar.


Më të lexuarat