Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor

RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite të sigurisë kanë kryer bastisje të madhe në qytetin Al-Bireh në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Me qëllim të presionit shtesë dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë tashmë me muaj kryejnë bastisje në vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sot herët në mëngjes, ushtria izraelite bastisje të tillë kreu në Al-Bireh, ndërsa një grup palestinezësh kundërshtuan ushtrinë izraelite.

Gjatë trazirave forcat izraelite përdorën edhe armë zjarri, ndërsa një i ri palestinez u plagos rëndë në kokë.

Dëshmitarët lajmërojnë se forcat izraelite konfiskuan të gjitha kamerat vëzhguese para se të dalin nga qyteti.

Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, në burgjet izraelite momentalisht gjenden së paku 6.000 palestinezë, përfshirë 52 gra, 430 të paraburgosur administrativë, gjashtë deputetë dhe 270 fëmijë.


Më të lexuarat