Erdoani: Fundi i terroristëve të FETO-s është "afër"

ANKARA (AA) - Fundi i anëtarëve të organizatës terroriste FETO në Turqi dhe jashtë vendit është "afër", tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

"U bëj thirrje të gjithë anëtarëve të FETO-s brenda dhe jashtë vendit tonë. Fundi juaj është afër. Nuk keni ku të shkoni. Nuk keni asnjë hap për të ndërmarrë", tha Erdoğan në një simpozium mbi autoritetet lokale nën sistemin e ri presidencial.

Erdoğan tha se kreu i grupit terrorist, Fetullah Gülen, do të vijë në Turqi "herët apo vonë".

"Nuk e di deri kur ata që qëndruan pas personit të quajtur Feto do të vazhdojnë ta mbështesin atë, por edhe do të vijë këtu herët apo vonë", tha presidenti turk.

Organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fetullah Gülen me bazë në SHBA, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, nga e cila 251 persona humbën jetën dhe rreth 2.200 u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n për zhvillimin e një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ushtri, polici dhe gjyqësor.

Erdoğan tha se Turqia do të ndjekë anëtarët e FETO-s derisa të mos kenë vend për t'u fshehur.

"Çdo ditë kemi thirrje nga ndonjë shtet për bashkëpunim. Do t'i ndjekim derisa të mos u mbetet asnjë vend për t'u fshehur në botë", tha presidenti i Turqisë.


Më të lexuarat