Altun: SHBA-të duhet të tërheqin forcat nga Siria në koordinim me Turqinë

ANKARA (AA) - Shefi i zyres për komunikime pranë Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ka deklaruar se SHBA-të duhet që në koordinim me Turqinë të tërheqin forcat e tyre nga Siria, transmeton Andolu Agency (AA).

Altun shkroi një artikull për portalin informative Al Jazeera, në të cilin iu referua ngjarjeve në Siri.

"Me mbështetjen e organizatës terroriste të YPG-së, SHBA-të në mënyrë të pavetëdijshme kanë sjellë mjegullimin e vijës mes Ushtrisë së moderuar të Lirë  të Sirisë (FSA) dhe forcave të paligjshme në rajon", tha Altuni.

"Qëllimi ynë i vetëm në Siri është të heqim shkaqet rrënjësore të radikalizimit dhe kështu të parandalojmë që DEASH të kthehet në këmbët e saj. Në të njëjtën kohë, ne duam të vendosim një infrastrukturë fizike dhe sociale që do të mbyllë plagët e luftës dhe do të parandalojë sulme terroriste kundër qytetarëve tanë", tha më tej ai.

Ai theksoi se SHBA-të në bashkëpunim me Turqinë duhet të sigurojnë që pa anulim të mëtejshëm të zbatojnë udhërrëfyesin për qytetin e Munbixhit.

“SHBA-të forcat e saj nga Siria duhet t'i tërheqin në koordinim me Turqinë”, theksoi Altuni.


Më të lexuarat