Ushtarët izraelitë hapin zjarr ndaj një shkolle në Gaza, një i plagosur

GAZA (AA) – Një punonjës palestinez është plagosur nga të shtënat izraelite ndaj një shkolle në veri të Rripit të Gazës të rrethuar, njoftuan autoritetet palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate, Ministria palestineze e Arsimit tha se punonjësi ka pësuar plagë të lehta pas të shtënave që kishin për shënjestër një shkollë në qytetin verior Beit Hanoun.

Ministria tha se të shtënat shkaktuan panik në mesin e nxënësve në shkollë.

Ushtria izraelite ende nuk e ka komentuar lajmin.


Më të lexuarat

03:49:21pm