Kritika ndaj Egjiptit për shkeljen e të drejtave të njeriut

STAMBOLL (AA) - Ish-zëvendës presidenti i Egjiptit, Muhammed el-Baradey, ka reaguar ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Baradey vuri në dukje një seri të shkeljeve kundër disa politikanëve dhe aktivistëve kohët e fundit në Egjipt, dhe theksoi se këto praktika do të dëmtojnë të ardhmen e vendit.

"Inxhinieri Yahya Husejin Abdulhadi u arrestua dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Janë të zhdukur inxhinieri Eshref Shahhata dhe Dr. Mustafa e-Nexhar, po ashtu ndodhen në qelinë e izolimit Dr. Abdulmunim Ebu'l Futuh, Dr. Shadi al-Ghazali Harb dhe Dr. Hazim Abdulazim. Këto emra janë vetëm disa nga shembujt e panumërt. Kjo nuk mund të jetë rruga për të çuar (Egjiptin) në të ardhmen", tha Baradey në mesazhin e tij.

Ish-kryetari i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Muhammed el-Baradey erdhi në detyrën e ish- zëvendës presidentit të Egjiptit më 3 korrik 2013 pasi ushtria mori drejtimin e qeverisë. Ai pas ndërhyrjes së përgjakshme në sheshet Rabia dhe Nahda më 14 gusht 2013 njoftoi dorëheqjen nga detyra e tij për të protestuar "kundër ndërhyrjes së përgjakshme të forcave të sigurisë ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit, në një kohë kur rrugët e zgjidhjes politike ishin të hapura për dakordim".

Baradey, cili është një nga personat që egjiptianët e përshkruajnë "grushti i shtetit ka ngrënë fëmijët e tij", në fillim ishte një nga emrat që ofronte më shumë mbështetje ndaj procesit të grushtit.

Për shkak të ngjarjeve që ndodhën, ish-politikani Baradey filloi të jetojë jashtë Egjiptit, ndërsa ai nëpërmjet rrjeteve sociale ku ka më shumë se 6 milionë ndjekës trajton kryesisht çështjet në lidhje me botën egjiptiane dhe atë arabe. 


Më të lexuarat

03:43:00pm