Partia AK reagon ashpër ndaj Izraelit lidhur me mandatin e TIPH në El Khalil

ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çeliku, ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e Izraelit për të mos e vazhduar mandatin e Pranisë së Përkohshme Ndërkombëtare (TIPH) në qytetin e okupuar El Khalil (Hebron) në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, zëdhënësi Çeliku ka rikujtuar se Izraeli ka vendosur të mos e vazhdojë mandatin e Pranisë së Përkohshme Ndërkombëtare (TIPH) në qytetin e okupuar El Khalil (Hebron) në Bregun Perëndimor.

"Duhet të dënohet ky hap i ri i Izraelit, i cili dëshiron të mbulojë paligjshmëritë. Nuk është e besueshme për askënd pretendimi i qeverisë së Netanyahut e cila ka paraqitur si aryse se TIPH punon kundër Izraelit. Arsyetimi i qeverisë së Netanyahut është një përpjekje për të ndryshuar të vërtetën", tha Çeliku.

Ai ka theksuar se situata në El Khalil duhet të jetë në vëmendjen e gjithë botës. Çeliku tha se "shihet haptazi se Izraeli ka ndërmarrë këta hapa për të shmangur pajtueshmërinë me ligjin dhe përgjegjësinë ndërkombëtare. Heqja e kësaj force nuk eliminon llogaridhënien".

"TIPH ndodhet në rajon që nga viti 1997, me ftesë të Qeverisë Palestineze dhe Izraelit, për të krijuar një ndjenjë sigurie për palestinezët në El-Khalil. Kjo nevojë nuk është eliminuar. Përkundrazi prania e një force të tillë është bërë edhe më e nevojshme. Ky hap i Izraelit tregon se janë planifikuar agresione të reja. I bëjmë thirrje gjithë botës që të jetë më e kujdesshme në lidhje me situatën në El Khalil", tha Çeliku.


Më të lexuarat

04:26:53pm