Papa e pranon: Priftërinjtë i mbanin murgeshat si skllave seksuale

Papa Françesku e ka pranuar se klerikët kanë abuzuar seksualisht me murgeshat, ndërsa shtoi se ka pasur raste që janë mbajtur si skllave seksuale.

Ai tha se paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua të mbyllte një kongregacion të tërë me murgesha që u abuzuan nga priftërinjtë.

Kjo është hera e parë që Papa Françesku ka pranuar abuzimin seksual të murgeshave nga klerikët.

Ai shtoi se Kisha po përpiqej të zgjidhte problemin.

Papa Françesku i bëri komentet të martën para gazetarëve gjatë vizitës historike në Lindjen e Mesme.

Ai pranoi se priftërinjtë dhe peshkopët abuzuan seksualisht me murgeshat, por tha se Kisha ishte në dijeni të çështjes dhe po përpiqet ta zgjidhë.

"Papa Benedikti kishte guximin të shpërndante një kongregacion femrash, sepse skllavëria e grave kishte hyrë në të. Skllavëria deri në pikën e skllavërisë seksuale, nga ana e klerikëve apo themeluesve."

Zëdhënësi për shtyp i Vatikanit, Alessandro Gisotti  tha për CBS-në se çështja në fjalë kishte ndodhur në Francë.

Papa Françesku tha se abuzimi seksual i murgeshave ndodhi në "kongregacione të caktuara, kryesisht ato të reja"./Ora News.tv/

 


Më të lexuarat

04:56:42pm