Siri, nga sulmet e Forcave të Koalicionit humbin jetën 50 civilë

DEIR EZ-ZOR/ANKARA (AA) - Së paku 50 civilë kanë humbur jetën gjatë sulmeve të forcave të koalicionit në krye me SHBA-të të kryera mbi bastionet e organizatës terroriste DAESH në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale lajmërojnë se civilët humbën jetën gjatë sulmeve ajrore, raketore dhe artilerike të cilat në 24 orët e fundit i kryen forcat e koalicionit në Bagoz, në Deir ez-Zor.

Në mesin e të vdekurve ka gra dhe të mitur. Forcat e koalicionit nuk shpalosën kurrfarë njoftimi mbi këto sulme.

Para do kohe në Bagoz sërish filluan përleshjet mes terroristëve të DAESH-it dhe YPG/PKK-së.

Qindra civilë të gjetur në përleshje midis anëtarëve të dy organizatave terroriste arritën të largoheshin nga zona. Terroristët e YPG/PKK-së familjet e pjesëtarëve të DAESH-it ia dorëzuan forcave të koalicionit ndërsa civilët tjerë i dërguan në bazën amerikane në fushën e naftës al-Omer. Familjet e terroristëve të DAESH-it do të vendosen në kampe të veçanta, ndërsa civilët tjerë në kampin Hol në Haseke.

YPG/PKK, e mbështetur nga SHBA dhe Franca, që nga 11 shtatori i vitit 2018 ka nisur sulme dhe përpiqet për të dëbuar anëtarët e DAESH-it nga Deir ez-Zor. Pjesëtarët e DAESH-it aktualisht janë aktivë vetëm në zonën Bagoz që ndodhet në periferinë lindore të Deir-ez Zor. Regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad është pozicionuar në zonat Deir ez-Zor në perëndim të Eufratit.


Më të lexuarat

04:44:36pm