U sulmua me shishe birre për shkak të shamisë

Berlin – Sheima, një vajzë siriane 16 vjeçe u sulmua të premten, më 8 shkurt 2019, gjersa ishte duke u kthyer në shtëpi me një shoqe të saj nga stacioni i tramvajit. Refugjatja siriane tha se atë e sulmoi një njeri i panjohur vetëm për shkak se ajo bart mbulesën islame. “Ai bërtiste: “Hiqe këtë shami nga koka dhe zhdukuni nga vendi im!”, tha ajo. “Unë e nxora telefonin për të thirrur për ndihmë, ai ma hodhi telefonin në tokë dhe më goditi së pari me grushte në fytyrë, pastaj me shishe birre në kokë, kurse unë rashë përtokë dhe humba vetëdijen. Sulmuesi u arratis.”

Sheima gjendet në Gjermani që nga viti 2012 dhe ka një status të pranuar të azilit. Ajo thotë se shaminë e bart që nga ajo kohë dhe këtë e bën me vullnetin e vet. Ajo vijon mësimet në një gjimnaz në Berlin dhe dëshiron të bëhet mjeke.

Sheima: “Unë jam ndier gjithmonë e sigurt në Gjermani, edhe pse shpeshherë jam fyer për shkak të shamisë, por ky rast ishte vërtet i tmerrshëm.”

Babai i saj ka paraqitur një ankesë në polici. Ai tha se tashmë ai do ta shoqërojë gjithmonë vajzën e tij deri te stacioni i tramvajit.

Në foton e mësipërme shihet Sheima duke u intervistuar nga gazetari i gazetës gjermane “Bild”. Ajo qëndron ulur në karrige me rrota, meqë ende është e tronditur nga goditjet./Shembulli/


Më të lexuarat