Mbi 46 mijë qytetarë vërshuan rrugët e Francës në protesta

PARIS (AA) - Të paktën 44 persona u arrestuan gjatë protestave të "jelekëve të verdhë" që u mbajtën të shtunën në të gjithë Francën, për të 15-ën javë me radhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mbarë vendin në rrugë dolën 46.600 qytetarë.

Protestat e para u mbajtën më 17 nëntor 2018, ku arsyeja ishte paralajmërimi i rritjes së çmimit të karburantit. Megjithatë, protestat u shndërruan në pakënaqësi të përgjithshme me politikat e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ashtu si javët e kaluara, protestuesit u mblodhën në Champs-Elysees të Parisit duke marshuar drejt Sheshit Trocadero pranë kullës Eiffel.

Gurëve dhe shisheve të protestuesve policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Në Clermont-Ferrand të Francës u mboldhën 2.500 qytatarë, ku pati dhe përleshje me policinë ndërsa në Rennes u lënduan 6 policë.

Në protestat të cilat po mbahen që nga 17 nëntori i vitit 2018, jetën e kanë humbur 11 persona dhe 8.400 të tjerë janë plagosur. Dënime me burg u caktuan ndaj 1.796 personave.

Gjatë protestave pati edhe trazira gjatë të cilave demonstruesit shkatërronin objekte, plaçkisnin dyqane, digjnin makina dhe kontejnerët e mbeturinave ndërsa policia u detyrua shpesh të përdorte forcën.


Më të lexuarat