Intelektualët egjiptianë parashikojnë shpërthimin e valës së dytë të "Pranverës Arabe"

Intelektualët dhe gazetarët egjiptianë parashikojnë shpërthimin e valës së dytë të "Pranverës Arabe", e cila do të shpëtojë Egjiptin dhe vendet arabe të prekura nga kriza në përkeqësimin e situatës. Ata veçanërisht vlerësuan lëvizjen e protestave sudaneze dhe algjeriane, duke porositur në mediet sociale lidhur me politikat e shtypjes që janë përhapur në vendet që dëshmuan valën e parë të "Pranverës Arabe", në fund të çojë në shpërthimin e revolucionit të ri.

Kjo është shenjë alarmi në vendet arabe si Egjipti, ligjet e të cilit ndalojnë demonstratat dhe mohojnë ekzistencën e një krize të thellë në vend.

Dr. Hassan Nafa, një profesor i shkencave politike, të shtunën në profilin e tij në twitter shkroi: "Duket se vala e dytë e Pranverës Arabe ka filluar tashmë. Këtë herë nga Sudani. Algjeria është gjithashtu gati, dhe ka të ngjarë që edhe vendet e tjera arabe do t'i ndjekin ato. Është e qartë se popujt arabë nuk janë dhe nuk do t’i dorëzohen tiranisë dhe padrejtësisë sociale. Ne shpresojmë që forcat e ndryshimit të kenë mësuar një leksion nga vala e parë "

"Fryma e Pranverës Arabe ende nuk është djegur, dhe këtë herë do të jetë më e përhapur", thotë Kutb al-Arabi, një shkrimtar dhe një përfaqësues i Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, Fronti Kombëtar, në një postim në faqen e tij në Facebook. Poeti Abdul Rahman Yusuf gjithashtu parashikon shpërthimin e valës së dytë të "Pranverës Arabe".

Dr. Mahmoud Refaat, president i Institutit Evropian për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (EIIR) dhe ish-koordinator i fushatës për emërimin e gjeneral lejtnant Sami Ananit, tha se Sudani hapi një rrugë të re të "Pranverës Arabe", e cila filloi të ndikojë edhe në atë se çfarë po ndodh në Algjeri. Refaat bëri thirrje për zhvillimin urgjent të një projekt kombëtar për të shpëtuar Egjiptin nga tirania dhe padrejtësitë.

Aktivisti Khaled Mansour tha se ajo që po ndodh në Algjeri është mësim për të gjitha vendet, duke shpjeguar se në fillimet e para të "Pranverës Arabe", shumë kanë pritur që vala e protestave të përhapej në Algjeri, për shkak të natyrës së situatës në të cilën ndodhet vendi. Por kjo nuk ndodhi dhe një gjë e tillë është logjike, kjo mund të shpjegohet me faktin se historia e kohëve të fundit e Algjerisë dhe ngjarjet e luftës civile algjeriane kishte një ndikim të rëndësishëm në përmbajtjen publike.

Khaled Mansour, në një postim në faqen e tij në Facebook, ka thënë: "Publiku algjerian mbetet i qetë duke kufiziuar zemërimin e tyre deri kohët e fundit kur Bouteflika u shfaq në një karrocë, si një skelet pajetë ku njoftoi kandidaturën e tij për një mandat të ri presidencial. Si rezultat, qindra mijëra qytetarë dolën në rrugë për të shprehur mosmiratimin e tyre. "

TV prezantuesi Mohamed Maher Akl e ka përshkruar lëvizjen e protestave në Sudan dhe Algjeri, si një shuplakë në fytyrë "boshtit të së keqes", të  botës arabe. Akli shtoi se reagimet algjeriane dhe sudaneze kanë ngjallur shpresa të reja, veçanërisht në Egjipt./saff.ba/


Më të lexuarat