Kreu i ISIS-it ndodhet në Irak nën mbrojtjen e ShBA-ve

“Udhëheqës i grupit terrorist ISIS, Ebu Bekr al-Baghdadi, është ende gjallë në provincën perëndimore të Anbarit në Irak, ku gëzon ‘mbrojtjen e SHBA-ve’", - theksoi një ligjvënës irakian.

Në një deklaratë, Hassan Salimi, një deputet i lidhur me grupin Asaib Ahl al-Haq (një pjesë e forcave luftarake shiite Hashd al-Shaabi në Irak), tha se Al-Bagdadi, pavarësisht disa raporteve të mëparshme rreth vdekjes së tij, është "duke udhëtuar lirisht nëpër rajon nën mbrojtjen e SHBA-ve".

"Al-Baghdadi është në shkretëtirën e Anbarit, të cilën e përdor si strehë të sigurt", tha Salimi. "Ai po pajiset me mbështetjen amerikane në bazën ushtarake të Anbarit në Ayn al-Esed dhe po udhëton lirshëm midis Irakut dhe Sirisë".

Sipas Salimit, SHBA-të po ndihmojnë udhëheqësin e ISIS-it sepse dihet se parlamenti i Irakut së shpejti do të kërkojë tërheqjen e plotë të trupave të SHBA-ve nga vendi.

Grupet pro-iraniane në parlamentin e Irakut pritet të miratojnë një rezolutë në mars duke bërë thirrje për largimin e të gjitha trupave amerikane nga Iraku.

Rreth 5,000 ushtarë amerikanë kanë mbetur në vend që nga viti 2014, kur Washingtoni krijoi një koalicion ushtarak ndërkombëtar me synimin e luftës kundër ISIS-it në Irak dhe Siri.

Përveç trajnimit të forcave të Irakut, koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të vazhdon t'i japë ushtrisë irakiane mbështetje ajrore në luftën e vazhdueshme të kësaj të fundit kundër pranisë së vazhdueshme të ISIS-it./AA/TRT/


Më të lexuarat