Pas 15 vjetësh, 30% e popullsisë së Rusisë do të përbëhet nga myslimanët

Kreu i Myftinjve të Rusisë, Ravil Gaynutdin tha se pas 15 vjetësh, 30% e popullsisë së Rusisë do të përbëhet nga myslimanët.

Gaynutdin, mori pjesë në konferencën e zhvilluar në Moskë, ku tha se faktori i myslimanizmit në Rusi do të bëhet edhe më i rëndësishëm me rritjen e numrit të rusëve që pranojnë islamin.

Ai tërhoqi vëmendjen se numri i myslimanëve në Rusi rritet dita-ditës dhe shtoi: “Sipas parashikimeve të specialistëve, pas 15 vjetësh, numri i popullsisë myslimane do të përbëjë 30% të popullsisë së Rusisë”.

Gaynutdin tha se gjatë Bajramit të Kurbanit të vitit të kaluar, vetëm numri i atyre që shkuan në xhamitë në Moskë dhe përreth ishte mbi 320 mijë dhe kjo është një shifër rekord.

Ai tha se ky është një tregues i rritjes së numrit të myslimanëve në vend dhe çdo vit që kalon rritet numri i atyre që e falin namazin e bajramit, në krahasim me vitin e mëparshëm./TRT/

 

Më të lexuarat