Viktima të shumta në dy xhami të Zelandës së Re nga një sulm terrorist

Dy xhami në qytetin Christchurch në Zelandën e Re janë sulmuar nga disa terroristë në mëngjesin e sotëm dhe nga të shtënat me zjarr kanë humbur jetën shumë persona.

Deri më tani është konfirmuar se 40 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë të plagosur. Dëshmitarët thonë se në mesin e viktimave ka edhe gra e fëmijë.

Policia thotë se deri më tani janë marrë në paraburgim katër persona.

Kryeministri i Australisë ka konfirmuar se të paktën njëri nga sulmuesit është një qytetar australian.

Njëri nga terroristët kishte postuar sulmin drejtpërdrejt në Facebook, ku shihet duke vrarë njerëz të shumtë në xhami. Gjatë shkuarjes deri te xhamia, në makinën e tij kishte lëshuar muzikë serbe. Facebooku konfirmon se tashmë ka shlyer videon nga interneti për shkak të pamjeve të tmerrshme, porse kjo video vazhdon të qarkullojë në disa faqe të internetit.

Kurt Bayer, një gazetar i Zelandës së Re tha për BBC-në: “Kjo është diçka e paimagjinueshme për këtë vend. Ne kurrë nuk kemi parë një shkallë të tillë urrejtjeje dhe shthurjeje."

Kryeministrja e Zelandës së re, Jacinda Ardern e përshkroi këtë si një ndër ditët më të errëta të vendit./Shembulli/


Më të lexuarat