Çavuşoğlu: Franca është vendi i fundit që mund t'i mbajë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka thënë se Franca është vendi i fundit që mund t'i mbajë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori, raporton Anadolu Agency (AA).

"Franca është vendi i fundit që mund t'i mbajë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori. Sepse, ne nuk kemi harruar atë çfarë ndodhi në Ruanda dhe Algjeri. Franca le të shohë të kaluarën e saj të errët dhe të mos tentojë t'i mbajë leksion Turqisë", ka thënë Çavuşoğlu.

Duke folur për çështjen midis Palestinës dhe Izraelit, Çavuşoğlu tha se asnjë zgjidhje tjetër e këtij problemi, pos zgjidhjes me dy shtete, nuk mund të sjellë paqe dhe qetësi në Lindjen e Mesme.


Më të lexuarat