Bratisllavë

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Peter Szijjarto, tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të tregojë respekt për një vend si Turqia sepse “siguria jonë fillon nga Turqia, kryesisht kur mendojmë për çështjet e migracionit dhe terrorizmit", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë u zhvillua "Mbledhja e 4-t e ministrave të Jashtëm të V4+Turqisë" me pjesëmarrjen e vendeve të Grupit të Vishegradit (Sllovakisë, Çekisë, Hungarisë, Polonisë) dhe Turqisë.

Në një konferencë të përbashkët për media Szijjarto tha se vendet e Vishegradit dhe Turqia, kanë shkëmbyer idetë për forcimin e bashkëpunimit veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe emigracionit.

Duke theksuar se bashkëpunimi me Turqinë në luftën kundër terrorizmit është shumë i rëndësishëm, Szijjarto pretendoi se "Kombet e Bashkuara (OKB) dhe BE-ja mbrojnë terrorin", duke nxitur çështjen e emigracionit.

Ai ka ndarë informacionin se OKB ka nisur një proces ligjor kundër Hungarisë dhe shtoi se procesi ligjor është kryer në lidhje me burgosjen e një personi që ka kryer një sulm terrorist duke hedhur gurë ndaj policit në kufirin e Hungarisë

"Për mendimin tonë është e turpshme dhe tronditëse që OKB po qëndron pranë një terroristi në vend të njerëzve që mbrojnë vendin dhe kufijtë e tyre", tha Szijjarto.

Rreth pyetjes në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE-së, ministri Szijjarto ka nënvizuar se duhet të tregohet një qëndrim më i drejtë.

"Disa vende në bisedimet e kryera lidhur me anëtarësimin e Turqisë deklarojnë se janë kundër anëtarësimit të Turqisë, por unë e kam vështirë të kuptoj një gjë, që këto vende përse nuk i ndajnë këto mendime të tyre përballë popullit. Nuk është e drejtë që të luhet një lojë e tillë me Turqinë. Kjo është një tregues mos respekti ndaj Turqinë. BE-ja duhet të tregojë respekt për një vend si Turqia sepse siguria jonë fillon nga Turqia, kryesisht kur mendojmë për çështjet e migracionit dhe terrorizmit", tha Szijjarto.

"Turqia është drejt rrugës për t’u bërë një nga ekonominë më të mëdha në botë në një kohë shumë të shkurtër. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO", ka vlerësuar Szijjarto, duke përsëritur se Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik për BE-në.


Më të lexuarat