Gaza, në sulmet e ushtrisë izraelite vriten dy palestinezë

Në sulmet e fundit të ushtrisë izraelite, sipas palës izraelite, për shkak të sulmit me raketa nga Rripi i Gazës, jetën e kanë humbur dy palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njofton se në sulmet izraelite në lindje të Gazës humbën jetën Bilal al-Bana dhe Abdullah Ebu el-Ata.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se numri i të vrarëve në sulmet ajrore që ndërmerr Izraeli nga dita e djeshme në Rripin e Gazës, është rritur në nëntë, ndërsa 80 të tjerë janë plagosur.

Në mesin e viktimave është edhe një foshnje 14-muajshe dhe nëna e saj shtatzënë.

Përderisa Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, pala palestineze kundërpërgjigjet me raketa.

Sipas mediave lokale, një raketë nga Gaza ka goditur fabrikën Ashkelon, ku janë plagosur tre persona, nga të cilët njëri është në gjendje kritike.


Më të lexuarat