Turqia kap terroristin e PKK/YPG-së që vrau 18 civilë në Al-Bab

Përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Turqia ka kapur pjesëtarin e organizatës terroriste PKK/YPG i cili dje vrau 18 civilë dhe plagosi 30 të tjerë në qytetin verior sirian Al-Bab nëpërmjet një sulmi terrorist me bombë, njoftoi Ministria turke e Mborjtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Autori i sulmit u kap pas një operacioni të suksesshëm të MIT-it", tha ministria në një deklaratë.

Ministria turke po ashtu tha se banorët lokalë kanë protestuar kundër organizatës terroriste PKK/YPG pas sulmit të 16 nëntorit.

Ndryshe, sulmi terrorist u realizua përmes një automjeti të ngarkuar me eksplozivë në Al-Bab, qytet të cilin Turqia kishte realizuar operacionin "Mburoja e Eufratit".

Organizata terroriste PKK/YPG, e cila është larguar nga rajoni i Afrinit pas operacionit antiterrorist turk "Dega e Ullirit", vazhdon të mbajë nën okupim rajonin Tel Rifat në veriperëndim të qytetit Al-Bab dhe shpesh sulmon vendbanimet e kontrolluara nga opozita siriane./AA/


Më të lexuarat